AlbanianSport.com 18.06.2015 18:55
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi firmosi një kontratë 4-vjeçare, duke hedhur poshtë raportimet e mëparshme që kohëzgjatja e bashkëpunimit do të ishte vetëm 3 vjet.
24-vjeçari u shfaq në konferencë për shtyp me drejtuesit e klubit, duke u shprehur se kishte zgjedhur të luante për Instanbul Bashaksehir sepse ishte bindur nga projekti i klubit.
Çikalleshi u tha se dëshira e tij ishte ta ndihmonte sa më shumë skuadrën në objektivat që ka në Ligën e Evropës dhe në kampionatin turk. Skuadra e RNK Split, ku futbollisti shqiptar luajti për një sezon, përfitoi 1.8 milionë euro nga shitja e tij, shumë kjo mjaft e madhe krahasuar me shifrat që shpenzoi për ta blerë nga Kukësi.