Legjionarët / Dy klube gjermane “zbarkojnë” në Romë për Lorik Canën

Share Button

Lacio-feston-Cana-2015

Adriatik Balla 18.06.2015 14:15

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë një moment të bukur në karrierën e tyre, pasi po luajnë në nivele të larta. Sidomos në kampionatin italian shqiptarët po fuqizohen shumë dhe janë rritur ndjeshëm në numër gjatë dy viteve të fundit, pothuajse në të gjitha nivelet e futbollit të këtij vendi. Kuptohet, ambicia e madhe është Serie A dhe humb syresh që aktivizohen në Kombëtare ia kanë dalë mbanë të sigurojnë treguesit e nevojshëm për t’u vlerësuar maksimalisht për performancën e tyre në fushë.

Një ndër ta është mbrojtësi Elseid Hysaj, më i miri shqiptar i momentit në kampionatin italian. Natyrisht, edhe lojtarët e tjerë janë treguar të aftë, sidomos Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares, i cili ka pasur një sezon të suksesshëm me Lacion. Por kosovari ka shfaqur dëshirë të largohet dhe në sezonin e ri dëshiron një klub tjetër jashtë Italisë. Në horizont janë shfaqur deri tani tre skuadra gjermane, një franceze, një nga Lindja e Mesme dhe një klub në SHBA.

Padyshim që ofertat gjermane janë nga cilësia më të mira, pasi bëhet fjalë për klube elitare dhe shumë të forta, por nuk përjashtohet mundësia edhe e pistës franceze, ku Olimpiku i Marsejës nuk është një ekip i huaj për kapitenin tonë kuqezi. Përveç Shalkes, e cila ka prej disa ditësh që insiston për mbrojtësin shqiptar, dje erdhën edhe dy sinjale të forta nga Bundesliga e konkretisht bëhet fjalë për skuadrat elitare të futbollit gjerman, Borusian e Mënshengladbahut dhe Verder Bremenin.

Deklarata e kapitenit të Shqipërisë Lorik Cana për një largim të mundshëm nga Lacio ka tërhequr vëmendjen e klubeve anembanë Europës. Vera pritet të kthehet në një telenovelë përsa i përket të ardhmes së Canës pasi është shtuar ndjeshëm interesimi për numrin 27 të bardhekaltërve. Një ditë më parë mediat italiane dhe ato franceze bënin të ditur që emri i Canës është përfolur si pjesë e tratativës që çon Florian Tovënin në kryeqytetin Italian, me Lorikun që do të rikthehej në Marsejë.

Por së fundmi dalin në skenë dy skuadra me emër në Bundesligën Gjermane. Borusia e Mënshengladbahut dhe Verder Bremeni kanë trokitur në dyert e Lacios për t’u interesuar rreth të ardhmes së 32-vjecarit, një lajm i cili konfirmohet nga faqja e Internetit e specializuar për lëvizjet në merkato Calciomercato.com. Vetë futbollisti ka pranuar shpesh herë se e tërheq ideja për të luajtur në Bundesligë, dhe emrat e interesuar janë nga ata që të grishin.

Për të kuptuar se e ardhmja e Lorikut është larg Lacios mjafton të shohësh që Igli Tare po këmbëngul për mbrojtësin e Ludogoretsit të Razgradit, Georgi Terziev, që cilësohet si alternativa më e mirë për mbrojtjen bardhekaltër pas largimit të kapitenit të përfaqësueses shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh