Arturo Vidal shkërmoq makinën, kërkon patriotizëm nga policia kiliane

Share Button

Ferrari-cope-cope

AlbanianSport.com 17.06.2015 11:10

ASNN – Futbollisti i Juventusit, Arturo Vidal ka pësuar një aksident të rëndë në Santiago të Kilit. Ai ishte duke u rikthyer në grumbullimin e përfaqësueses pas një dite pushimi të dhënë nga trajneri Sampaoli. Ai dhe bashkëshortja po ktheheshin nga një festë, teksa “Ferrari” i tyre është përplasur me një makinë tjetër.

Në fushë me përfaqësuesen e tij në Kupën e Amerikës po luan mjaft mirë teksa ka shënuar edhe 3 gola në dy ndeshjet e fundit. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pjesën jashtë fushës së futbollit për Vidalin. Mesfushori kilian ka mbushur faqet e shtypit të përditshëm amerikano-jugor për një lajm aspak të këndshëm.

Një natë më parë, Vidali, së bashku me bashkëshorten, janë përplasur me makinën e tyre “Ferrari”, ndërsa po ktheheshin nga një lokal superluksoz 50 km nga kryeqyteti i Kilit, Santiago. Në një çast mesfushori i Juventusit ka përplasur “Ferrari”-n e tij me një tjetër makinë dhe ka dalë nga rruga.

Policët rrugorë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pas kontrollit të bërë, kanë gjetur sasi më të lartë alkooli në gjakun e futbollistit, nga norma e lejuar. Ata kanë bërë menjëherë raportin dhe e kanë dërguar mesfushorin kilian menjëherë në rajon. Por duket se edhe në këtë rast, ligjet janë keqpërdorur për interesa të çastit.

Sipas burimeve policore në Santiago, Vidali ka qëndruar në rajonin policor vetëm një natë dhe më pas është lënë i lirë në mëngjes. Kjo sepse, mësohet se, kur po e arrestonin, ai u ka deklaruar policëve që po t’i vinin atij prangat, do të shkelnin me këmbë shanset e përfaqësueses së Kilit në Kupën e Amerikës.

Siç dihet, kjo veprimtari e futbollit kontinental po zhvillohet pikërisht në Kili dhe, sikundër ka ndodhur shpesh në të shkuarën, ajo fitohet në më të shumtën e rasteve nga përfaqësuesja e vendit organizator. Siç duket, fjalët e sulmuesit kilian të Juventusit nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh