AlbanianSport.com 17.06.2015 09:00
ASNN – Kukësi është nisur në orët e para të ditës së djeshme drejt Austrisë, ku do të zhvillojë për dy javë fazën përgatitore në funksionon të pjesëmarrjes në Ligën e Evropës. Por, ndërsa skuadra iu drejtua Austrisë, një pjesë e futbollistëve nuk janë lajmëruar fare, që do të thotë se Kukësi e ka bërë ndarjen me ta.
Të gjithë lojtarët që nuk janë ftuar me skuadrën mund të konsiderohen të larguar, pra kanë ndërprerë marrëdhënien kontraktuale me klubin Kukësit, e thënë ndryshe presidenti Safet Gjici ka ndërmend të marrë lojtarë të tjerë për ndeshjet e Ligës së Evropës League.
Kështu portieri Argent Halilaj, mesfushori Ylli Hoxha dhe mbrojtësi Hair Zeqiri nuk kanë udhëtuar me ekipin, duke u larguar zyrtarisht nga Kukësi. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo është e vërtetë apo thjesht çështje logjistike apo taktikë negocimi për kontratat e reja.