FSHF / De Biazi, “ferman” Dukës: Firmosim tani rinovimin e kontratës!

Share Button

Xhovani-De-Biazi-armando-duka

AlbanianSport.com 15.06.2015 07:55

 

ASNN – Trajneri i kombëtares sonë, Xhovani de Biazi, pas fitores me Francën, i ka bërë thirrje Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të firmosë rinovimin e kontratës. Sipas trajnerit De Biazi, nëse kjo nuk ndodh tani, humbet momenti për një mundësi të dytë. Në fakt, trajneri i përfaqësuese së Shqipërisë, beson në realitetin në zhvillim të kombëtares që drejton.

Ky është mendimi i shprehur nga ana e italiano-shqiptarit për “Corriere dello Sport”, një mendim që mbart shumë filozofi në vetvete, pasi ai nuk përmend thjesht skuadrën, por mentalitetin e saj, sjelljen e lojtarëve dhe lidhjen e tyre me fanellën e flamurin, por edhe reagimin e tyre në fushë e jashtë saj ndaj çështjes shqiptare.

Ai përgëzon lojtarët e tij për atë që bënë në ndeshjen ndaj Francës, lavdëron tifozët dhe lidhjen e lojtarëve me fanellën, duke evidentuar edhe një tregues mjaft domethënës, që lidhet me pranimin e stolit nga lojtarët titullarë, mjafton që skuadra të ketë sukses në grup. De Biazi ka thurur elozhe për grupin e lojtarëve të tij, duke thënë se kanë bërë përparim të madh gjatë këtyre tre vjetëve.

Madje trajneri është optimist për vazhdimësinë, duke thënë se ka shumë të rinj të talentuar që luajnë në Evropë dhe mezi presin të veshin fanellën e Shqipërisë. Sipas tij, kjo i jep skuadrës kuqezi vazhdimësi. “Ne kemi një grup djemsh të fortë në dispozicion, – ka thënë 59-vjeçari. – Në Shqipëri kam zbuluar diçka të bukur dhe të çuditshme në mentalitetin e lojtarëve.”

“Në qoftë se ata përfundojnë në stol, nuk ndiejnë zili për ata që luajnë. Ata besojnë në idenë e unitetit dhe e dinë se mund ta dërgojnë për herë të parë Shqipërinë në finalet e

një Kampionati Evropian”, – përfundoi De Biazi. Ndërkaq, Presidenti i FSHF-së ka deklaruar se është ende herët për të folur për një rinovim të mundshëm me trajneri italian të Kombëtares kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh