Ronaldo fundos Armeninë, Danimarka “nokaut” Serbisë, buzëqesh Shqipëria

Share Button

European-qualifiers-e-bardhe

AlbanianSport.com 14.06.2015 19:50

ASNN – Me Francën ishte vetëm një miqësore, por mendojnë të mëdhatë e grupit I për të forcuar pozitat e Shqipërisë në vendin e tretë të grupit I eliminator të “Euro 2016”-s. Më saktë mendon Kristiano Ronaldo, i cili i dha i vetëm fitoren 3-2 Portugalisë në fushë të huaj ndaj Armenisë.

Venndasit shënuan të parët me brazilianin e natyralizuar Pizeli. Por shpresat e armenëve për të dalë me pikë nga kjo sfidë u shuan shpejt. Ronaldo barazoi shifrat me 11-metërsh në pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, ai plotësoi paraqitjen e tij të shkëlqyer, duke përmbysur rezultatin me dy gola të tjerë.

Sulmuesi i Realit e përshëndeti për herë të dytë rrjetën në minutën e 55-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas, vulosi triumfin e Portugalisë. Gjithsesi, portugezët duhet të vuanin deri në fund, pas daljes me karton të kuq të Tiagos, por me një lojtar më shumë Armenia vetëm sa zbuti humbjen me golin e Mkojanit.

Ruan ritmin edhe Danimarka që në shtëpinë e saj likujdoi me rezultatin 2-0 Serbinë. Njeriu i ndeshjes ishte Polsen. Sulmuesi kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të. Më pas Ager shpërdoroi nga pika e 11-metërshit mundësinë për të dyfishuar shifrat në pjesën e parë.

Gjithsesi me rikthimin në fushë, Danimarka mbylli sfidën me Polsenin që shënoi edhe golin e dytë personal. Pas këtyre ndeshjeve të radhë në eliminatoret e “Euro 2016”-s, Portugalia kryeson renditjen e grupit I me 12 pikë, dy më shumë se ndjekësja më e afërt, Danimarka.

Në vendin e tretë me shtatë pikë renditet Shqipëria që shkëputet nga Serbia dhe Armenia, që mbyllin tabelën e renditjes së Grupit I me nga një pikë pas pesë sfidave të luajtura.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh