AlbanianSport.com 14.06.2015 18:45
ASNN – Ish-mbrojtësi i përfaqësueses tonë kuqezi, sot trajner i klubit belg të Anderlehtit, Besnik Hasi, mund ta thyejë traditën, të sjell shqiptarin e parë në klubin që drejton, Anderlehtin.
Sipas mediave sportive shqiptare, Anderlehti i tij është duke kërkuar Arbnor Fejzullahun e Partizanit të Tiranës. Fejzullahju është mbrojtës me prejardhje nga Tërnoci i Bujanovcit.
Momentalisht është grumbulluar për herë të parë nga Kombëtarja A e Shqipërisë. Fejzullahu ka bërë një sezon shumë të mirë me Partizanin dhe spikati edhe në grumbullimet e De Biazit, gjë që nuk ka mbetur jashtë vëmendjes.
Tashmë Hasi po bën përpjekje të bindë klubin e Anderlehtit ta marrin futbollistin nga Bujanovci.