AlbanianSport.com 14.06.2015 07:55
ASNN – Gara e dytë e veprimtarisë së dytë botërore të atletikës individuale, “Uërlld Çellenxh”, është prova e radhës për atleten shqiptare, Luiza Gega, në prag të Lojërave Olimpike Evropiane “Bakú 2015”. Duke folur për AlbanianSport.com, si Gega, ashtu edhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, shprehin besimin për vendosjen e një rekordi të ri kombëtar në garën e 1,500 metrave.
Luiza Gega e ka hedhur vështrimin tek Olimpiada e parë Evropiane, që do të mbahet në Azerbajxhan, por, përpara se të shkojë në Bakú, ajo ka edhe një sprovë të fortë, garën e radhës në “Uërlld Çellenxh”, që do të zhvillohet në Marok dhe ku ajo do të synojë të thyejë sërish rekordin kombëtar të garës së 1,500 metrave. Edhe trajneri i atletes, Taulant Stërmasi, beson se Gega mund ta arrijë këtë synim.
Ndërkaq, në “Bakú 2015”, Gega do të synojë podiumin si në garën e 1,500 metrave, ashtu edhe në atë të 800 metrave.