Adriatik Balla 13.06.2015 11:10
Baku 2015 është dhe përfaqësimi i parë i madh për Kosovën, që do të ketë 18 sportistë në këtë event. Flamuri i Kosovës ju besua kampiones së botës dhe Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila gjithashtu nuk do të marrë pjesë në Lojëra për shkak dëmtimi ndërkohë që shpresat e mëdha për medalje janë po në këtë sport nga xhudistja tjetër, Nora Gjakova.
Në total sportistët kosovarë do të garojnë në 9 disiplina ku përfshihet dhe një disiplinë disi e veçanta për sportistët shqiptarë, ajo e harkut. Garat e “Baku 2015” janë në fakt, një mundësi e madhe për sportistët shqiptarë si të Shqipërisë dhe të Kosovës, mjafton që ata të japin maksimumin në disiplinat e tyre dhe të mundësojnë medalje për Shqipërinë.