AlbanianSport.com 11.06.2015 18:00
ASNN – Basketbollisti i njohur shqiptar, Dardan Berisha, do të luajë në shtator me përfaqësuesen e Polonisë në Kampionatin Evropian të vitit 2015, por më pas do të tërhiqet, për të bërë gati dokumentacionin ë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
Sipas shtypit kosovar, sportisti ka marrë ftesë nga trajneri i Polonisë, Majk Tejlor, për të luajtur në “Euro Basket 2015” dhe Berisha ka pranuar, por u ka bërë të qartë se më pas do të luajë për Kosovën.
Kjp pasi ka gjasa të mira që përfaqësuesja e Kosovës të pranohet në veprimtaritë e ardhshme ndërkombëtare me të rriturit, sepse federata kosovare e koshit është njohur tashmë nga organizmat ndërkombëtare të basketbollit.