AlbanianSport.com 11.06.2015 07:55
ASNN – Në kuadër të përgatitjeve për sfidën me Francën, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar një ndeshje miqësore me 18-vjeçarët e Akademisë së Futbollit, që konsistonte në dy pjesë loje me nga 30 minuta secila.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, kanë shënuar plot 15 herë, ku ka spikatur fakti se sulmuesit Bekim Balaj dhe Sokol Çikalleshi kanë shënuar plot 10 gola së bashku, me shkodranin që realizoi 6 dhe kavajasin që shënoi 4.
Takimi midis Shqipërisë dhe Francës do të luhet të shtunën e 13 qershorit në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.