Adriatik Balla 10.06.2015 15:30
Emri i dy futbollistëve kavajas ka qenë i lakuar në këtë periudhë merkatoje. Andi Lila ka sqaruar situatën e tij tek Parma ndërsa Cikalleshi tregon detajet e transferimit tek “Istambul Byjykshehir Beledijesin” në ligën turke.
“Kam një kontratë 3-vjeçare e gjysmë me Parmën. Shpresoj që të qëndroj në Itali tek Parma ose edhe në një skuadër tjetër”, – shtoi Lila, ndërsa përsa i përket të ardhmes së tij, Sokol Cikalleshi tha se ajo është në Turqi.
“Kam rënë parimisht dakord me Istambul BB-në për 4 vite, por për shkak të impenjimit me Kombëtaren nuk kam shkuar të firmos. Pas ndeshjes me Francën do të hedh firmën dhe shpresoj që në të ardhmen të bëj një tjetër hap cilësor”, – shtoi sulmuesi kuqezi.