Adriatik Balla 06.06.2015 17:50
Mbrojtësi Amir Rrahmani i ka dhënë fund aventurës me të kuqtë, për t’iu bashkuar RNK Splitit në kampionatin kroat. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Partizanit i uron suksese futbollistit në karrierën e tij sportive.
Në fakt RNK Split, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, e ka kërkuar edhe gjatë janarit mbrojtësin 21-vjeçar, por tratativat u mbyllën me sukses vetëm tani.
Pas paraqitjeve të mira me të kuqtë, mori ftesë nga Skënder Gega në përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e kuqezinjve të De Biazit në miqësoren me San Marinon.
Rrahmani ka marrë sërish ftesë nga trajneri i kombëtares për miqësoren me Francën.