Gjimnastikë / Mbahet Kampionati Kombëtar, Partizani & Vllaznia, më të mirët

Share Button

Gjimnastika-logo

Adriatik Balla 06.06.2015 15:40

Federata Shqiptare e Gjimnastikës zhvilloi këto ditë Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikës Artistike dhe asaj Aerobike për të rritur, të rinj dhe paratërinj në të dy kategoritë, pra si për meshkuj dhe për femra. Edhe pse me një fond të reduktuar financiar dhe me probleme të mëdha të bazës materiale dhe kushteve stërvitore, federata ia doli të bëjë një veprimtari serioze dhe cilësore, ku u evidentuan ekipet më të mira dhe elementët më të mirë. Në këtë veprimtari gjimnastikore morën pjesë klubet e Partizanit, Vllaznisë, Tomorit, Skënderbeut, Besëlidhjes si dhe 7 shoqata sportive të anëtarësuara në FSHGJ.

Kampionati u zhvillua në dy ditë, ku në të parën u bënë garat e gjimnastikës artistike dhe ditën e dytë veprimtaritë e gjimnastikës aerobike. Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme dhe cilësia e admirueshme. Garat e gjimnastikës artistike, që është dhe bërthama e gjimnastikës ë mirëfilltë, u zhvilluan në palestrën “Partizani”, e vetmja e mbetur në Shqipëri dhe që po degradohet përditë si pasojë e mungesës së vëmendjes dhe investimit. Sidoqoftë, sportistët dhuruan garë cilësore dhe ajo që spikati ishte prurja e elementëve të rinj dhe paraqitja e bukur e talenteve të rinj.

Puna e përkushtuar e trajnerëve të gjimnastikës Vladimir Limaj (KS “Vllaznia”), Migena Panariti (KS “Skënderbeu”), Ilir Muço (KS “Partizani”), Edison Konomi (KS “Tomori”), etj, e bëjnë këtë sport të vështirë dhe të bukur të arrijë nivele të kënaqshme për kushtet që shteti ofron. Në përfundim të veprimtarisë së gjimnastikës artistike për meshkuj të rritur “kampion” kombëtar Ekipi i KS “Partizanit” me trajner Ilir Muçon. Në 5-garësh, “kampion” kombëtar doli gjimnasti Pandeli Kondi i KS “Partizanit” me 64.00 pikë. Për të rinj, ekipi “kampion” u shpall KS “Tomori”, me trajner Edison Ikonomin. “Kampion” në 5-garësh për të rinj, u shpall gjimnasti Kleandro Malka me 40.05 pikë.

Për paratërinj “kampion” kombëtar u shpall KS “Tomori” dhe si individ “kampion” kombëtar doli Oltion Përvata i KS “Partizanit”, me 46.55 pikë. Ne përfundim të kampionatit të gjimnastikës artistike për femra të rritura, “kampione” kombëtare u shpall ekipi i KS “Vllaznia”, me trajner Vladimir Limajn, ndërsa “kampione” kombëtare në 4-garësh gjimnastja Oneda Reçi e KS “Vllaznia” me 50.70 pikë, e cila paraqiti një nivel të lartë ekzekutimi të ushtrimeve në vegla. Për të Reja fitues u shpall ekipi i “Partizanit” dhe në 4-garësh gjimnastja Megi Hamza e “Partizani” me 36.70 pikë. Për paratëreja “kampion” doli ekipi i “Partizanit”.

Kurse kampione në 4- garësh gjimnastja Françeska Kodra e “Skënderbeut” me 32.50 pikë. Në ditën e dytë, në një atmosferë shume festive u zhvillua Kampionati Kombëtar i Gjimnastikës Aerobike për të gjithë grupmoshat, në arenën e Cirkut Kombëtar me pjesëmarrjen e mbi 200 sportistë meshkuj femra. Në fund Federata lëshoi apelin: Gjimnastika si sport bazë olimpik, sport me vështirësi ushtruese, ka qenë sport elitar prej mëse 65 vitesh, por ai duhet të mbështetet financiarisht (fondi çdo vit ulet) e të jetë në vëmendje te politikbërësve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Duka: Formula e Kategorisë Superiore, duhet pritur deri në fund (IV)

Duka: Formula e Kategorisë Superiore, duhet pritur deri në fund (IV)

AlbanianSport.com 01/02/2024 14:55 ASNN – Analiza e Presidentit Duka, nga përgatitjet e Euro 2024,

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

Gjimnastikë / Rrëfehet rusi Matvei Petrov: Shqipëria më riktheu tek suksesi

Gjimnastikë / Rrëfehet rusi Matvei Petrov: Shqipëria më riktheu tek suksesi

AlbanianSport.com 20/12/2020 17:15 ASNN – Gjimnasti rus, Matvei Petrov, shkroi historinë e sportit

Gjimnastikë / Çusovitina, 44-vjeçarja drejt Olimpiadës së saj të 8-të…!?

Gjimnastikë / Çusovitina, 44-vjeçarja drejt Olimpiadës së saj të 8-të…!?

AlbanianSport.com 14/02/2020 22:00 ASNN – Edhe pse 44 vjeç ajo është duke u përgatitur

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh