Bla-Bla-Bla, Blater…

Share Button

Blater-Kupa-Habitore

Nga Altin B. Kodra 04.06.2015 19:40

Pavarsisht se nuk kishte ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e shqiptarëve, dorëheqja e Sep Blaterit nga një post të cilin e pati fituar, sipas standardeve të tij, “bindshëm”, në “zgjedhje të lira dhe të drejta”, sipas parimit “një anëtar, një votë”, ishte padyshim një rrufe në qiell të hapur. Një rrufe aq e madhe se çau edhe retë e dendura të fushatës së ngjeshur elektorale që ka përmbytur edicionet e lajmeve dhe në përgjithësi ekranet e televizioneve dhe që i detyroi shefat e lajmeve të mos e sakrifikonin dot në favor të lajmeve të tjera më të rëndësishme.

Por kjo dorëheqje e Blaterit ishte mjaft më e prekshme për shqiptarët, të cilët, të mësuar me udhëheqës që i kanë drejtuar apo drejtojë për dhjetëvjeçarë të tërë, mirëpritën largimin nga një skenë botërore të një dinozauri që datonte që nga epoka bardhezi. I emëruar “përgjegjës i zhvillimit” në një FIFA që krahasuar me atë të sotmen ngjante si një celulë ilegalësh, Blater vuri këmbë për herë të parë në zyrat e saj në vitin e largët 1975, duke vijuar të zgjidhet 6 vjet më vonë Sekretar i Përgjithshëm i një tjetër dinozauri, Zhoao Havelanzhit, të cilin e zëvendësoi, natyrisht me bekimin e vetë brazilianit, më 1998-n.

Shkurt, ai ka kaluar në FIFA plot 40 vjet të jetës së tij 79-vjeçare, domethënë, më tepër se gjysmën e saj. Natyrisht, nuk po hyjmë në atë që e shtyu zviceranin në dukje të pathyeshëm, të bënte një “prapakthehu” të paimagjinueshme edhe për kundërshtarin e tij më të egër. Ditët dhe javët në vijim do të na e japin këtë përgjigje, por desha të ndalem vetëm tek një aspekt i gjithë kësaj historie. E kam lexuar dhe rilexuar disa herë mbrëmë deklaratën e “dorëzimit të mandatit të kongresit të jashtëzakonshëm”, siç e quajti ai zyrtarisht, dhe, në fakt, në të, e vetmja gjë të binte në sy, ishte deliri i madhështisë së një njeriu që padyshim është përgjegjësi i vetëm dhe kryesor i çuarjes së FIFA-s dhe futbollit botëror në përgjithësi, në këtë “derexhe”.

Duke lexuar deklaratën e tij, shikoje një njeri që, në vend që të thonte një togfjalësh të vetëm: “Më falni!”, lëshonte rrufe nga “Olimpi” i tij, që në fakt, më tepër se një mal ngjan me një pirg plehrash ku qëndron një gjel i lodhur, duke thënë se, tanimë që nuk do të ishte president, do ta pastronte dhe do ta ristrukturonte FIFA-n, a thua se nuk kishte patur mundësi që ta bënte minimalisht gjatë 10 viteve të fundit, ku ai kishte një pushtet që do ta kishte zili vetë Presidenti i SHBA-së, apo edhe madje, vetë Papa i Vatikanit. Dikush, me një cinizëm të denjë për presidentin e FIFA-s, shkruante se “Blateri nuk ka dhënë dorëheqjen, ai thjesht ka vendosur të shkurtojë mandatin e tij”.

Dhe kjo nuk është se nuk qëndron, duke patur parasysh se ai është paraqitur si zakonisht në punë të mërkurën në mëngjes në zyrat e FIFA-s në Zvicër, a thua se s’kishte ndodhur asgjë. Natyrisht nuk dua të bëj orakullin, nëse Blateri do t’ia mbërrijë të shkojë si të mërkurën në punë deri në dhjetor të këtij viti, apo në mars të vitit tjetër, kur priten të bëhen zgjedhjet e reja, por ajo që mund të them është se gjasat për një gjë të tillë janë shumë të vogla. Në fakt, unë jam me atë që shkruante një editorial i djeshëm i prestigjiozes “The Guardian”, që sugjeronte se Blateri duhet të ikë tani, që t’ia lërë postin një presidenti të përkohshëm.

Por ajo që dua të thekson në mbyllje, është se largimi i një njeriu, Blaterit, nuk nënkupton shembjen e një sistemi që ai personifikonte dhe ku ne shikojmë presidentë federatash anembanë Evropës dhe botës që po i drejtohen dhjetëvjeçarit të dytë të mandatit të tyre. Kjo është ajo që duhet të ndryshojë në FIFA dhe në botën e futbollit në përgjithësi. A do të ndodhë kështu…? Përtej skepticizmit tim, koha do ta tregojë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh