Renditja e FIFA-s / Shqipëria ngjit 6 vende, katapultohet e 51-ta

Share Button

FIFA-renditja-logo

Adriatik Balla 04.06.2015 15:20

Kombëtarja e Shqipërisë vijon ngjitjen në renditjen e përgjithshme të FIFA-s dhe, në klasifikimin botëror për muajin qershor, skuadra kuqezi mban vendin e 51-të, duke fituar 6 pozicione nga renditja e një muaji më parë. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Evropës, nuk ka luajtur muajin e fundit, por ky ndryshim në renditjen e muajit qershor, vjen për shkak të impenjimeve të ekipeve përfaqësuese të kontinentit afrikan.

Sa i përket rivalëve në eliminatoret e “Euro 2016”, Shqipëria ka lënë pas vetëm Armeninë, ndërsa skuadrat e tjera vazhdojnë të jenë para saj në klasifikimin e përgjithshëm. Renditja e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Gjermania, e ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë dhe Argjentina në të tretin. Kështu, Shqipëria fiton 6 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin qershor.

Nga vendi i 57 që ishte një muaj më parë, përfaqësuesja kuqezi pozicionohet në vendin e 51-të, edhe pse gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha përfaqësueset evropiane, nuk ka luajtur qoftë një ndeshje. Kuqezinjtë lanë pas në renditjen aktuale skuadra të tilla si Japonia, Mali, Panamaja dhe Egjipti, madje edhe Turqia renditet në një pozicion më të dobët se Shqipëria.

Përsa u përket skuadrave të tjera të Grupit “I” eliminator të Euro 2016, Portugalia mbetet në vendin e 7-të, Danimarka në të 29-tin, ndërsa Serbia, që është e 45-ta, ka humbur një vend. Armenia, të cilën Shqipëria e mposhti 2-1 më 29 mars 2015, ka humbur 7 vende, duke u renditur tashmë e 85-ta në botë. Në ndeshjen me Shqipërinë, armenët humbën edhe trajnerin Shalondë, i cili, sikundër pritej, u shkarkua nga detyra.

Përsa i përket 10-shes më të mirë ndryshimi më i rëndësishëm është parakalimi i Argjentinës nga Belgjika që ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Franca, që pozicionohet e nënta, fitoi dy vende duke nxjerrë jashtë 10-shes Zvicrën. Renditja e FIFA-s vijon të kryesohet nga Gjermania, kampionia në fuqi e botës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh