AlbanianSport.com 04.06.2015 11:00
ASNN – INTERPOL-i ka shtuar në listën e personave të kërkuar edhe 6 eksponentë të futbollit ndërkombëtar. Kërkesa për ndërhyrje të policisë kriminale është bërë nga autoritetet amerikane.
Mes të kërkuarve figurojnë Xhek Uornër, ish-zëvendëspresident i FIFA-s, i cili ka drejtuar edhe Konfederatën e Futbollit të Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).
Javën e kaluar pas arrestimeve të para, ai kishte shkuar vullnetarisht në policinë lokale të shtetit të tij, Trinidad & Tobako nga ku ishte ndaluar, por më pas ishte lënë i lirë pasi kishte paguar 360 mijë euro garanci.
Drejtësia amerikane ka kërkuar që të mbahet nën kontroll në arrest shtëpie në Paraguaji edhe Nikolas Leoz, ish-anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s dhe ish President i Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore.
Në listën e të kërkuarve janë edhe 4 drejtues të marketingut sportiv në Amerikën Latine dhe Veriore.