Adriatik Balla 04.06.2015 07:45
Tirana dhe Partizani nuk reshtin kurrë se dubluari njëra-tjetrën, madje dhe kur nuk janë në fushë përballë njëra-tjetrës.
Së fundmi dueli i tyre është zhvendosur në tregun e lojtarëve, ku dy armiqtë e vjetër synojnë të kapin lojtarët cilësorë që qarkullojnë në Superiore, me shpresën se deri në fund të merkatos dhe në prag të sezonit të ri do ta formatojnë si duhet grupin.
Ky rivalitet shprehet në sulmin e shpejtë që po bëjnë të dy ekipet në lidhje me disa lojtarë si Sebino Plaku, Gilman Lika apo dhe Ditmar Bici, të tre lojtarë të lirë dhe që janë në diskutime me skuadrat e kryeqytetit.