Peshëngritje / FSHP: Stërvitjen në Greqi e kërkuan sportistët, ja faktet

Share Button

FSHP-Garrumull-2015

Adriatik Balla 02.06.2015 18:35

Komiteti Drejtues mban qëndrim mbi akuzat e sportistit, i faturon përgjegjësinë e skandalit të dopingut. Federata e shtangës i kundërpërgjigjet Godellit: “Ke dalë me doping 3 herë mbi normën”. Më poshtë jepet i plotë qëndrimi i Komitetit Drejtues të FSHP-së:

 

“Për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për Të Rritur 2014, FSHP vuri në dispozicion shumën e 100 000 eurove, shumë kjo goxha e konsiderueshme për një federatë. Dhe KD i saj i mbledhur në datën 14.05.2014, me pjesëmarrjen e te gjithë anëtarëve dhe peshëngritësve dhe trajnerëve të ekipit kombëtar (ku dhe ju vete ishit pjesëmarrës) insistuat që grumbullimi të bëhet në shtetin grek me pjesëmarrjen e trajnerëve shqiptarë dhe kryetrajner të ishte Luan Shabani. Ky është një fakt i thjeshtë dhe kuptimplotë, por dhe kokëfortë, domethënë se FSHP nuk donte që te ekipi te stervitej ne Greqi (për arsyen e thjeshtë se nuk dëshironte të minimizonte punën e trajnerëve shqiptarë dhe kryetrajneri ishte dënuar një herë për shkelje të Rregullores së WADA-s, por ishte dëshira juaj, e Sekretarit të Përgjithshëm të asaj kohe dhe e tre anëtarëve të KD që këmbëngulet të stërviteshit në Greqi). Duke vazhduar me poshtë, teksa thoni që të shihet kontrata, FSHP ju siguron se Auditi ka zhvilluar shpesh herë kontrolle pranë saj, kurse detyra juaj është të stërviteni dhe të bëni një sport të pastër. Duke vazhduar shkrimin më poshtë ju pretendoni se federata nuk ju ka njoftuar për çështjen në CAS. Ajo që FSHP ju siguron juve është se as ju, as trajneri juaj nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të vazhduar çështjen në CAS. FSHP historikisht ka qenë e hapur dhe kolegët tuaj janë dëshmitarë okularë për vendosjen në dispozicion të gjithë korrespondencën e e-maileve dërguese dhe marrëse me IWF dhe WADA. Sapo kërkuat pakon e dokumenteve të mostrave A+ B ato ju erdhën në kohë shume të shkurtër (ndonëse pa bërë pagesat përkatëse të tyre). Këmbëngulni vazhdimisht tek 0.2%. Analiza që ka vlerësuar përmbajtjen e mostrës urinare tuajën është analizë kromotografike dhe spektometrike dhe nuk është një analizë e thjeshtë sasiore e shprehur në përqindje. Përkundrazi, njësia vlerësuese e përdorur shprehet me “Da” dhe me “m/z”. Dhe, meqë matematika e kërkon që çdo parametri t’ia japim vlerën sipas gjuhës që flet po e shpjegojmë praninë e “trehidroksistanozonol glukuronid”, po me njësitë etalon. “Range” e kërkon vlerën e gjetur nga spektometria 521 Da për m/z. Ndërkohë, në mostrën e urinës tuaj intensiteti ka rezultuar në 14273, pra, praktikisht trefishi i normës. Analizat laboratorike të mostrave tuaja FSHP jo vetëm që nuk jua ka fshehur, por jua dorëzoi. Lërjani mjekësinë mjekëve dhe jo atyre që ju nxisin të flisni kundra federatës. Duhet të mos harroni se procedura në CAS kap vlerën mbi 17 000 euro dhe këto shpenzime sikurse e dini edhe ju nuk paguhen nga FSHP por nga ju personalisht. Kjo nisur për faktin e thjeshtë se nuk ka asnjë bazë ligjore apo nen në Rregulloren e FSHP apo të IWF që CAS të paguhet nga ato. Thuaj një herë të vetme që ke shkuar në FSHP dhe ke kërkuar diçka dhe nuk të është plotësuar; qoftë kërkesë apo informacion. Stafi i kualifikuar i saj gjithmonë do të jetë në shërbim të peshëngritësve dhe me qëllimin e vetëm arritja e rezultateve të larta me një frymë të vërtetë “fair-play” dhe sporti të pastër. Duke vazhduar më tej në adresë të kampit dhe trajnerit në Greqi ku ju i quani tradhtarë (ky është mendimi juaj), a mund të thoni që erdhët apo dërguat ndonjëherë ndonjë kërkesë që nuk donit të stërviteshit në Greqi? Përkundrazi, e ngritët në qiell Luan Shabanin, duke harruar që u stërvitët në Shqipëri me trajnerë shqiptarë. Shumë mirë që nuk dorëzoheni dhe keni besim që do vazhdoni stërvitjen, duke arritur maja botërore. Këtë e do jo vetëm FSHP, por e mbarë Shqipëria. Një vit ikën shpejt dhe ne urojme sërish një medalje për botëror. Sa për gjobat ato do paguhen nga shkelësit e Rregullores së FSHP, IWF dhe aspak nga taksa paguesit shqiptarë. FSHP është më e vendosur se kurrë në luftën e saj kundër dopingut dhe me tolerancën zero”, thuhet në qëndrimin që ka mbajtur KD i FSHP-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh