AlbanianSport.com 02.06.2015 14:15
ASNN – Një stërgjyshe amerikane, 92 vjeçe, është bërë gruaja më e vjetër në botë që ka përfunduar një maratonë. Ajo ka arritur vijën e finishit në një vrapim prej 42 kilometrash në San Diego.
Herrjet Tompson është duartrokitur nga dhjetëra shikues dhe mbështetës, pasi ka përfunduar garën për 7 orë, 24 minuta e 36 sekonda. Tashmë lajmi që amerikania 92-vjeçare ka përfunduar maratonën e ka bërë stërgjyshen që të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.
Në një reagim të saj 92-vjeçarja amerikane ka treguar se ajo bën çdo ditë vrapim dhe e cilëson këtë gjë që i shërben shumë shëndetit të saj.