Pështjellohet peshëngritja, sportistë & FSHP ia hedhin fajin njëri-tjetrit

Share Button

Peshengritje-Kazan2011-Godellingritje

Adriatik Balla 02.06.2015 12:05

Situata në peshëngritjen shqiptare është e nderë. Kjo lidhet me pezullimin e tre sportistëve kryesorë të saj që rezultuan me doping në Kampionatin Botëror të Të Rriturve, që u mbajt në Kazakistan fundvitin e kaluar, si dhe me gjobën e rëndë prej 45 mijë eurosh që Federata Botërore i ka vënë Federatës tonë, duke i caktuar kusht pagesën brenda 6 muajsh.

Duke qenë se në lojë kanë hyrë paratë, pra kush do t’i paguajë, grindjet dhe përplasjet kanë kapur majat, aq sa Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka dalë me një qëndrim zyrtar për të sqaruar situatën në lidhje me akuzat që, në veçanti, shtangisti Daniel Godelli hodhi në adresë të federatës dhe drejtuesve të saj. Qëndrimi i federatës i drejtohet në një farë mënyre sportistit Daniel Godelli, duke pretenduar se ai nuk ka thënë të vërtetën.

Por në qëndrimin e federatës ka disa gjëra që nuk shkojnë. Kështu, jepet saktë në terma sasiorë përgjigja e laboratorit për përdorimin e dopingut, por FSHP nuk sqaron opinionin pse ajo duhej të merrte vendim që ekipi kombëtar të stërvitej në Greqi tek një trajner i ndëshkuar nga WADA (Agjencia Botërore e Anti-Dopingut)? Ajo nuk sqaron se sportistët kanë të drejtën e njoftimit në çdo rast kur ka korrespondencë me organizmat ndërkombëtare të sportit dhe ky është detyrim ligjor.

Bashkëfajësinë federata e anashkalon në mënyrë të qëllimshme dhe ia faturon sportistëve të gjithë skandalin, por si institucion del që nuk ka kontrollin e duhur, aftësinë dhe menaxhimin për të përballuar sfidat. Këto e shumë të tjera pikasen gjatë leximit me kujdes të qëndrimit që Komiteti Drejtues i FSHP-së ka mbajtur dje mbi akuzat që shtangisti Godelli ka hedhur në media.

Nga ky qëndrim mund të nxirret dhe një konkluzion, që lidhet me përgjigjen që i faturohet Godellit, por harrohet se FSHP është institucion dhe duhet të ketë qasje më të mirë ndaj publikut. Sidoqoftë, reagimi ishte i nevojshëm, pasi ai do të hapë debat konstruktiv dhe do të zbulojë të vërtetën e skandalit të dopingut në peshëngritjen shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh