AlbanianSport.com 02.06.2015 07:45
ASNN – Ditën e mërkurë, më datë 3 qershor, në ora 10:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet një miqësore e futbollit të femrave, midis Kombëtares së Të Rriturave dhe përfaqësueses së Nën-19-vjeçareve.
Kombëtarja A e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ka grumbulluar këto futbolliste: Viona Rexhepi, Fitore Dalipi, Fitore Govori, Arbiona Bajraktari, Marcela Ndoci, Sara Maliqi, Fatbardha Kastrati, Lucije Gjini, Aurora Seranaj, Megi Doçi, Lavdie Begolli, Besa Borovci, Feride Kastrati, Tina Avdyli, Cyme Lulaj, Suada Jashari, Klaudia Rrotani dhe Marsela Djegsina.
Ndërsa Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka grumbulluar rreth 20 futbolliste të kësaj moshe.