Legjionarët / Cana: Lacio, një fundsezon i çmendur, por i merituar

Share Button

Lacio-Lorik-Cana-trajneri-2015

Adriatik Balla 02.06.2015 18:55

Duke folur për gazetën e njohur franceze “L’Equipe”, kapiteni i Kombëtares kuqezi dhe futbollisti i Lacios në kampionatin italian, Lorik Cana, nuk la jashtë vëmendjes ndeshjen me Napolin, arritjet e Lacios dhe natyrisht ambiciet e tij. “Çmenduri, kjo është më e pakta që mund të thuash! – ka deklaruar ai. – Kjo i kalon të gjitha. Në fillim ishim shumë afër kualifikimit për në “play-off” të Ligës së Kampioneve, pastaj shumë afër për të humbur vendin e tretë.”

“Por, duke parë ecurinë tonë, unë mendoj se e merituam të përfundonim në podium dhe është mirë që kjo përfundoi kështu për ekipin, – ka vijuar Cana. – Kur ti ke një fund kampionati të komplikuar, në të cilin të luan gjithë sezonin, kjo nuk është e lehtë. E kishim humbur tashmë finalen e Kupës së Italisë përballë Juventus-it (1-2, në kohën shtesë) si të gjitha ndeshjet e rëndësishme këtë sezon dhe imazhi i derbit përballë Roma-s, të hënën e fundit, apo në momentin kur mund të merrnim një barazim, e përfunduam gjithashtu me një humbje (1-2).”

“Kur ti ke bërë 90 apo 95 % të punës, duhet të dish dhe ta ruash atë, – ka vijuar qendërmbrojtësi. – Dhe më në fund, kjo u kthye në favorin tonë dhe është një kënaqësi

e mrekullueshme për të gjithë ekipin.” Më pas kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, vuri theksin tek presioni i madh gjatë garës dhe sidomos në takimin e fundit. “E dinim që kishte presion në Romë rreth rezultateve të ekipit”, – ka pohuar ai për “L’Equipe”.

“Kur ti punon gjithë vitin dhe merr një kënaqësi, ishte një qetësim për të gjithë: për ata që luanin dhe për ata që nuk luanin. Ne ishim të gjithë pjesë e këtij rezultati dhe ishte me të vërtet një krenari e madhe duke e çuar Lacion në podium”, – përfundoi kapiteni i Kombëtares kuqezi dhe futbollisti i Lacios në kampionatin italian, Lorik Cana, duke folur për të përditshmen sportive franceze në fjalë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:00 ASNN – Kombëtarja, në pritje të listës kuqezi. Kthehet Manaj,

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

Kombëtarja / Tomasoni zbulon listën, Suedi “angleze” ndaj Shqipërisë

Kombëtarja / Tomasoni zbulon listën, Suedi “angleze” ndaj Shqipërisë

AlbanianSport.com 13/03/2024 23:00 ASNN – Suedi “angleze” ndaj shqipërisë. Trajneri Tomason zbulon

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh