Godelli: Përtej dopingut, do të rikthehem edhe më i fortë & kampion (III)

Share Button

Daniel_Godelli-ulerima

Adriatik Balla 02.06.2015 14:35

Shtangisti zbulon sjelljen e çuditshme të FSHP, akuzon se i dha 37 mijë euro Luan Shabanit. Peshëngritja shqiptare po kalon momente mjaft të vështira, si pasojë e pezullimit të sportistëve të saj kryesorë dhe gjobës së rëndë që i është vendosur federatës tonë dhe mundësive që ajo të pezullohet për një vit nga veprimtaritë ndërkombëtare. Nga Federata Botërore është vënë kusht pagesa brenda 6 muajsh e 45 mijë eurove, në të kundërt vijon pezullimi. Por, përtej anës zyrtare, sportistët vijojnë të vuajnë lënien pas dore, ose më saktë braktisjen, që në momentin kur emri u doli se kanë përdorur doping.

Ata refuzojnë dhe mohojnë të kenë marrë me dijeni substancë, ndërsa akuzojnë trajnerin Luan Shabani dhe vetë federatën tonë për papërgjegjshmëri. I intervistuar nga e përditshmja shqiptare “SOT”, shtangisti Daniel Godelli hedh dritë mbi disa pikëpyetje të mëdha që dalin nga zhvillimet e muajve të fundit, sidomos kur është fjala për kontratën që FSHP-ja ka lidhur me trajnerin e Greqisë, Luan Shabani, e në veçanti mbi korrespondencën që federata jonë ka pasur me Federatën Botërore për këtë problem, duke munguar informimi për sportistin, i cili nuk u informua në kohë për të apeluar dënimin e tij në CAS-in e Lozanës.

Godelli ka pakënaqësi, madje dyshime të arsyeshme se ai ka rënë në kurth të njerëzve që u ka besuar. Ai kërkon zbardhjen e kontratës 37-mijë-euroshe (gjysma e buxhetit të federatës) që FSHP-ja ka bërë me Luan Shabanin. Dyshimet e tij mbi sjelljen e Federatës dalin në pah më mirë pas ardhjes së shkresës së fundit nga Federata Botërore për gjobitjen e shtangës tonë me 45 mijë euro, gjobë kjo që më parë mendohej të negociohej (të mos vinte) nga zyrtarët e federatës tonë. Nga ana tjetër, Godelli thotë se nuk do ta lerë sportin, pavarësisht se në këtë moment e kanë braktisur. Ai beson se do të rikthehet në majën e botës pas përfundimit të pezullimit.

AlbanianSport.com ju sjell sot pjesën e dytë të kësaj interviste, pasi pjesën e parë jua sollëm të dielën, të dytën dje, ndërsa sot është pjesa e tretë dhe e fundit.

 

…Vijon nga dje

 

– A e vazhdon stërvitjen?

– Po, sigurisht, por jo në ato nivele që isha më parë. Më herët ngrija 70 ton, tani stërvitem në një shkallë që shkoj në 20 ton. Kjo është pak për një stërvitje normale, e cila duhet të kapë 70 ton.

 

– Më fal, matja e peshës me ton mos është praktikë rutinore e programit stërvitor?

– Sigurisht, në këtë formë matet. Pra ngrihen disa herë peshat dhe në total duhet të kapë këtë shifër. Nuk është e lehtë, ky është sport i vështirë dhe kërkon forcë të madhe.

 

– Kur mendon që ju ishit pranë rekordit botëror e në fund nuk mbajtët as medaljet, është diçka e rëndë…

– Trajneri (Shabani) dhe presidenti më thanë të mos e realizoj provën për rekord botëror. Unë sot dua nga ju t’i pyesni pse ata nuk donin që unë ta realizoj provën që synonte rekord botëror. Nëse këta zotërinj e dinin skemën si funksionon, atëherë pse na futën në garë.

 

– Më parë akuzonit Shabanin, por tani duket qartë se keni pakënaqësi ndaj federatës. Pse ky ndryshim kursi?

– Me federatën kam probleme se nuk më ka bërë të qartë shkresat që kanë ardhur nga Federata Botërore. Unë kam dashur të më bëhet e ditur ajo që është thënë në shkresa, që jam kapur me 0.2% doping. Unë dua të di pse kjo letër që përmban këtë shifër nuk ka ardhur. Njerëzit nuk janë budallenj, sepse lindin pikëpyetje të mëdha. E njëjta substancë është gjendur tek të gjithë sportistët dhe në nivel të njëjtë, që luhatet nga 0.1-0.2 %. Kreu i Federatës del dhe thotë diku se sportistët kanë apeluar në CAS, por ai harron se nuk na ka njoftuar. Ky është një qëndrim skandaloz, madje ky është një mashtrim, një pafytyrësi. Unë këtë betejë desha ta vazhdoj, por, sidoqoftë, pavarësisht pezullimit, unë do të rikthehem sërish në majën e këtij sporti. Kam bindjen se do ta realizoj sërish titullin botëror.

 

– Në rrjetet sociale shumica e dashamirësve dhe admiruesve ju kanë dhënë mbështetje. e ju kanë dhënë mbështetje. Të pëlqejnë komentet e tyre?

– Kam marrë mbështetje, natyrisht, por ka dhe kritika. Ka dhe nga ata që më kanë bërë kritika dhe unë i kam mirëkuptuar.

 

– Çfarë konkretisht?

– Nuk ju besohet, por kritika e tyre lidhet me faktin se si ne arritëm t’u besonim grekëve. Me të drejtë ata thonë “Çfarë patët ju që shkuat te greku”? Nuk patëm asnjë përfitim, na ndodhi gjëma, as rezultatet nuk i kemi përmirësuar atje.

 

– Një minutë, se këtu ka diskutime. Në fillim, pra para se të dilte historia e dopingut, të gjithë ju sportistët e Kombëtares u shprehët se Luani (Shabani) kishte ndihmuar në përparimin teknik dhe rritjen e cilësisë. Nuk është kështu?

– Progresi nuk ka qenë i plotë, por, dakord teknikisht patëm përmirësim. Në këtë pikë nuk duam t’ia heqim meritën, pasi teknikisht ne u përmirësuam ndjeshëm. Por teknika vjen duke punuar dhe ne kemi punuar shumë për ato rezultate. Askush nuk e beson këtë tani, që në kuadër të Botërorit unë kisha bërë një përgatitje kolosale. Unë këtë e kam të vështirë ta harroj, se dopingu është si njollë, gjë që nuk e meritoj. Rezultatet i kam pasur me pastërti dhe në sajë të punës time. Megjithatë, ju garantoj se do të rikthehem “kampion”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh