Adriatik Balla 01.06.2015 19:20
Shtangisti zbulon sjelljen e çuditshme të FSHP, akuzon se i dha 37 mijë euro Luan Shabanit. Peshëngritja shqiptare po kalon momente mjaft të vështira, si pasojë e pezullimit të sportistëve të saj kryesorë dhe gjobës së rëndë që i është vendosur federatës tonë dhe mundësive që ajo të pezullohet për një vit nga veprimtaritë ndërkombëtare. Nga Federata Botërore është vënë kusht pagesa brenda 6 muajsh e 45 mijë eurove, në të kundërt vijon pezullimi. Por, përtej anës zyrtare, sportistët vijojnë të vuajnë lënien pas dore, ose më saktë braktisjen, që në momentin kur emri u doli se kanë përdorur doping.
Ata refuzojnë dhe mohojnë të kenë marrë me dijeni substancë, ndërsa akuzojnë trajnerin Luan Shabani dhe vetë federatën tonë për papërgjegjshmëri. I intervistuar nga e përditshmja shqiptare “SOT”, shtangisti Daniel Godelli hedh dritë mbi disa pikëpyetje të mëdha që dalin nga zhvillimet e muajve të fundit, sidomos kur është fjala për kontratën që FSHP-ja ka lidhur me trajnerin e Greqisë, Luan Shabani, e në veçanti mbi korrespondencën që federata jonë ka pasur me Federatën Botërore për këtë problem, duke munguar informimi për sportistin, i cili nuk u informua në kohë për të apeluar dënimin e tij në CAS-in e Lozanës.
Godelli ka pakënaqësi, madje dyshime të arsyeshme se ai ka rënë në kurth të njerëzve që u ka besuar. Ai kërkon zbardhjen e kontratës 37-mijë-euroshe (gjysma e buxhetit të federatës) që FSHP-ja ka bërë me Luan Shabanin. Dyshimet e tij mbi sjelljen e Federatës dalin në pah më mirë pas ardhjes së shkresës së fundit nga Federata Botërore për gjobitjen e shtangës tonë me 45 mijë euro, gjobë kjo që më parë mendohej të negociohej (të mos vinte) nga zyrtarët e federatës tonë. Nga ana tjetër, Godelli thotë se nuk do ta lerë sportin, pavarësisht se në këtë moment e kanë braktisur. Ai beson se do të rikthehet në majën e botës pas përfundimit të pezullimit.
AlbanianSport.com ju sjell sot pjesën e dytë të kësaj interviste, pasi pjesën e parë jua sollëm dje, ndërsa në ditët në vijim do t’ju sjellim edhe pjesët e tjera.
…Vijon nga dje
– Vijoni të përfitoni nga klubi dhe KOKSH-i?
– Jo, jo, nuk mundet. Gjithçka më është ndërprerë, trajtimi ushqimor, bursa nga KOKSH-i, etj. Një sportist i pezulluar nuk ka të drejtë të përfitojë asgjë. Kjo ka qenë e rëndë për mua, por të tilla janë rregulloret.
– Duket qartë që jeni demoralizuar. Pas gjithë këtyre që ndodhën, as gjithë këtyre që ndodhën, keni menduar ndonjë moment të tërhiqeni, pra ta braktisni këtë sport?
– Natyrisht që jam prekur emocionalisht nga gjithë kjo që ndodhi, pasi unë e ndjej veten të pastër. Unë nuk kam marrë doping, prandaj dyshoj se është dorë e dikujt tjetër dhe ne ramë në kurth. Por sportin nuk e lë, ju garantoj që do të kthehem sërish, madje më i fortë dhe në majë. Unë do të kthehem dhe do ta bëj këtë për të qenë prapë “kampion bote”. Mbi të gjitha dua të them se ndihem i pastër. Nuk ka një shkresë sqaruese se çfarë është ky përdorim dopingu 0.2%, ku dhe si është nxjerrë kjo. Padyshim është një lojë shumë e thellë.
– Si qenka lojë, kur ka një përgjigje laboratori?
– Jo, jo, ka rregullore për këtë, për përqindjet, s’gjendet gjëkundi se mund të penalizohesh për 0.2%, se është një madhësi e diskutueshme. Ky është një skandal ndërkombëtar në peshëngritje.
– Ka zëra nga brenda komunitetit që atje, në Athinë, ka një farmaci me këto substancat. Nuk dua t’ju fyej, këto substancat. Nuk dua t’ju fyej, por kjo përmendet shpesh, pra atje dopingu është nëpër këmbë?
– Nuk është e vërtetë, unë kam qenë në Fshatin Olimpik, gjithçka është e kontrolluar dhe konform rregullave.
– Pse e keni akuzuar atëherë Luan Shabanin?
– Ka një kontratë 37 mijë euro me Federatën tonë dhe në fund, na dëmtoi.
– Si ka mundësi që ka përfituar 37 mijë euro? Kjo është një shumë e madhe…
– Po, po madje ka përfituar në bazë të një kontrate të çalë. Por për këtë llogari dhe informacion më të detajuar duhet t’i kërkoni Federatës së Peshëngritjes. Unë gjykoj se në bazë të kësaj kontrate dhe kësaj shume duhet t’i kërkohet llogari Luan Shabanit.
– Ju shkuat në grumbullim në Athinë për të marrë më shumë eksperiencë dhe teknikë, pra për të përmirësuar rezultatet, por në fund dolët me doping. Si mund të ndodhë kjo, kur atje e gjithë shtanga është në një formë apo tjetër shqiptare?
– Është Shabani, Dhima etj… Këtë po e thoni ju, por atje nuk ka shqiptarë. Ata nuk janë shqiptarë, ndryshe ne nuk do të kishim këto probleme sot. Pse, shqiptar është Luan Shabani? Ata janë tradhtarë, kanë dëmtuar enkas ekipin kombëtar të peshëngritjes, kanë dëmtuar mua.
Vijon nesër…