AlbanianSport.com 31.05.2015 15:35
ASNN – Samir Ujkani, portieri shqiptar i Palermos, mund të përfundojë tek Torino, skuadër me të cilën aktivizohet aktualisht mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha. Lajmin e bën të ditur faqja sportive italiane “Todaysport.it”.
Ujkani do të mbërrijë në Torino si zëvendësi i Padellit, tashmë i konfirmuar, por skuadra “granata” e dëshiron edhe një portier të perspektivës. Sipas faqes sportive italiane në fjalë, Ujkani mund të jetë njeriu i duhur për të zëvendësuar Padellin.
“Është akoma i ri, 26 vjeç, mjaftueshëm ekspert, dhe referencat për të janë optimale, – shkruan për të “Todaysport.it”. – Nëse Ujkani nuk do të rinovojë me Palermon, atëherë pritet që brenda 30 qershorit të lirohet nga detyrimet dhe Torino do të përfitojë.”