AlbanianSport.com 31.05.2015 12:20
ASNN – Ish-sulmuesi i Kombëtares, aktualisht drejtor i Lacios, Igli Tare, padyshim që është drejtori më i lëvduar në Itali aktualisht.
Shqiptari ka arritur të bëjë Lacion një skuadër të madhe brenda pak vitesh si drejtor duke sjellë në skuadër talente të panjohur, por që te Lacio dëshmuan se kanë cilësi të mëdha.
Jo vetëm kaq, pasi Tare ka sjellë së fundimi tek ekipi roman edhe tre talente mjaft premtues.
Ata janë afruar Hëdt i AZ Alkmarit, Morrison i Uest Hemit dhe Patrik i Barcelonës, tre talente që do të jenë së shpejti pjesë e Lacios.
Tre talentet e futbollit evropian ishin të kërkuar edhe nga skuadra të mëdha, por Tare po shquhet për punën e tij për t’i bindur lojtarët e rinj.