AlbanianSport.com 31.05.2015 09:05
ASNN – Sjellja jo e mirë e tifozëve në stadium gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar sjell probleme, sidomos nga arkat e federatës tonë, e cila thuajse në çdo ndeshje brenda që ka përfaqësuesja ndëshkohet me gjoba të rënda. Kështu, Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me një shifër prej 50,000 € për ndeshjen Shqipëri-Armeni, e luajtur në datën 29 mars 2015 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Gjobë kjo e cila vjen pas parullave raciste të tifozëve tanë si dhe hedhjes së flakadanëve në fushë. FSHF pas kësaj gjobe u kërkon “sa më shumë mirëkuptim të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar të pranishëm dhe jo vetëm në stadiume që të sensibilizohen dhe të mos kryejnë në të ardhmen të tilla akte, të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe financat tona”.
“Këto shuma të mëdha gjobash mund t’i shfrytëzojmë shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive”, – shkruan organizmi që qeveris futbollin në vend, në njoftimin e afishuar në faqen e saj zyrtare në Internet, duke shtuar: “FSHF kërkon më shumë përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe më shumë dashamirësi për të ndihmuar ekipin tonë kombëtar për një përfaqësim sa më dinjitoz.