Adriatik Balla 31.05.2015 09:00
Humbja e Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë ka sjellë një tension tjetër në radhët e Tiranës, sepse bardheblutë kishin shpresuar dhe ëndërruar deri në fund në pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Evropës. Por kjo shpresë që varej nga Kukësi u shua, sepse Kupën e fitoi Laçi, që mori të drejtën, gjithashtu, të jetë pjesëmarrës në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit.
Ndërkohë, Tirana ka nisur punën për formatimin skuadrës së re dhe trajnerit të ri, por deri tani nuk ka lëvizje konkrete dhe nuk dihet kur do të bëhen lëvizjet e para. Ndërkohë, pak ditë më parë, mediat tona sportive lajmin se Shkëlqim Muça do të ishte trajneri i ri i Tiranës, ndërsa vetë klubi bardheblu hezitoi ta konfirmonte atë, përfshirë dhe presidentin Refik Halili. Por, tashmë është gjithçka zyrtare.
Shkëlqim Muça, trajneri që ka fituar 3 tituj “kampion” me Tiranën, do të jetë në stolin e bardhebluve për sezonin e ri 2015-2016. Kontrata e tij kap vlerën e 40 mijë eurove në sezon. Tirana nuk fiton një titull “kampion” prej 6 sezonesh, teksa për herë të fundit e ka fituar atë në edicionin 2008-2009 me Alban Tafajin në stol.
Muça, i cili është rritur si futbollist te Tirana, do të prezantohet shumë shpejt dhe do të nisë punën menjëherë për të ndërtuar skuadrën me objektivin për të sjellë titullin e 25-të “kampion” në klubin me më shumë trofe në Shqipëri.