Çmimet e talenteve të sezonit, flasin protagonistët e rinj të 2014-2015-s

Share Button

Talentet-e-sezonit-2015-fituesit-me-shumice

Gjergj Vyshka 29.05.2015 13:45

Shoqata “Sporti na Bashkon” për të shtatin vit radhazi përcakton çmimet e fundsezonit. Uzuni, Fili, Shehi, Josa, Latifi, Bregu dhe Internacionali janë të kurorëzuarit e tjerë të këtij edicioni. Shoqata “Sporti na Bashkoi” zhvilloi për të shtatin vit rresht ceremoninë për dorëzimin e çmimit “Talenti i Sezonit” ku mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, u shpall fitues.

Çmimi u dorëzua në praninë e dhjetëra të pranishmëve në ceremoni ku Rrahmani u shpreh i lumtur për mirënjohjen që i bënë gazetarët, specialistët dhe trajnerët e futbollit në vendin tonë. Në listën e kandidatëve bënin pjesë edhe disa talente të tjerë të futbollit shqiptar, mes të cilëve edhe Liridon Latifi e Lejdi Bregu të cilët u renditën në vendin e dytë.

Në shkallën më të ulët të podiumit u renditën dy talentet e skuadrës së Apolonisë, Realdo Fili dhe Myrto Uzuni. Kampionët e Shqipërisë u përfaqësuan në këtë ceremoni nga trajneri Mirel Josa i cili u nderua me çmimin e Meritës, ndërsa portieri Orges Shehi u shpall lojtari më “Fair Play”i sezonit që sapo u mbyll. Flasin sportistët që morën çmimin:

Amir Rrahmani (Partizani): “Nuk e di nëse do të kaloj në skuadër tjetër, apo jo. Por e rëndësishme është që duke qenë pjesë e Partizanit arrita të marrë edhe këtë çmim që për mua do të thotë gjithçka. Shpresoj që të vazhdoj kështu në të ardhmen duke kontribuar jo vetëm për skuadrën ku jam, por dhe për përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve.”

Liridon Latifi (Skënderbeu): “Mendoj se kam kryer punën e duhur me Skënderbeun dhe kam bërë atë që më ka kërkuar trajneri. Jam i kënaqur dhe me titullin kampion, që për mua ishte i pari në Shqipëri. Shpresoj që të vazhdoj dhe me trofe të tjerë duke synuar që të kontribuoj për skuadrën dhe në Ligën e Kampioneve.”

Dejvi Bregu (Flamurtari): “Ky çmim është shpërblim i besimit që më dha trajneri, të cilit besoj se ia kam shpërblyer në fushën e lojës. Më ka ndihmuar shumë ky aktivizim me Flamurtarin dhe mendoj e shpresoj që edhe në të ardhmen të jem po në këtë formë që kam paraqitur në këtë sezon duke shpresuar që të vazhdojë dhe me trofe të tjerë”

Myrto Uzuni (Apolonia): “Këtë çmim, që për mua është i pari në karrierën time, ia dedikoj Apolonisë, e cila më dha mundësinë që të shpalos mundësitë e mia në Kategorinë Superiore. Bëmë gjithçka që Apolonia të qëndrojë në Kategorinë Superiore, por s’ishte e thënë. Megjithatë jam i kënaqur me këtë trofe dhe shpresoj të kem edhe të tjerë në vazhdim.”

Realdo Fili (Apolonia): “Nëse jam këtu do të thotë që kam bërë gjithçka mirë me skuadrën, ndonëse në pjesën e parë të sezonit nuk kam pasur aktivizime të shumta. Ka qenë mundësia që më dha trajneri Mërgjyshi dhe që shpalosa aftësitë e mia për të ndihmuar skuadrën që të eci përpara. Edhe në vazhdim do të jem i tillë.”

Orges Shehi (Skënderbeu): “Nuk bëj dallim për trofetë që marrë, të gjithë janë domethënës dhe kanë rëndësinë e vet. I tillë është dhe ky, ndërsa puna e përbashkët e skuadrës na ka bërë që të jemi kampion për të pestën herë radhazi, si dhe unë të jem këtu si portieri më i mirë. Besoj që kemi mundësi për të shpalosur aftësitë tona dhe në Ligën e Kampioneve.”

Mirel Josa (Skënderbeu): “Gjithmonë kampionatet e fituara janë të bukura. Nëse kemi fituar çelësi i suksesi është grupi i lojtarëve. Kulmi i këtij titulli ka qenë fitorja me Partizanin, e cila na hapi rrugën për të shkuar tek trofeu i shumë pritur. Mendoj se ka mundësi dhe për më tej e do të shohim se çfarë mund të bëjmë.”

Kreshnik Agolli (Internacional): “Së pari më duhet t’ju them që për arsye pune presidenti Canollari nuk mund të ishte në këtë ceremoni, teksa është në Pula e Istria të Kroacisë në një turne me skuadrën tonë të Nën-15-vjeçarëve, e cila doli fituese. Mendoj që është bërë goxha investim, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet ta shohë si një shembull investimi për futbollin shqiptar dhe për mënyrën se si bëhet.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh