AlbanianSport.com 28.05.2015 22:40
ASNN – Sulmuesi shtatlartë shqiptar, Berat Sadiku, ka vendosur që të largohet nga skuadra zvicerane FC Thun. Në një prononcim për të përditshmen shqiptare në Maqedoni, “Koha”, ka thënë se e ka të sigurt largimin nga FC Thuni.
“E vetmja gjë që nuk dihet është se cili do të jetë klubi im i ri, teksa ajo që dihet është se në verë do të largohem nga Thuni, – ka deklaruar ai për të përditshmen në fjalë. – Nuk dua të vazhdoj të luaj këtu dhe këtë vendim ua kam kumtuar edhe drejtuesve të klubit.”
Të hënën, Sadiku realizoi një nga golat më të bukur të sezonit në elitën e futbollit zviceran. Mbetet enigmë se cila do të jetë skuadra e ardhshme e sulmuesit kosovar, i cili duket qartë se kërkon një ekip më të madh se FC Thuni.