Premtimi për pistën e atletikës në Elbasan, Gjergji Ruli i kënaqur

Share Button

Elbasan-Arena-10-lart-fusha

Gjergj Vyshka 04.10.2014 21:45

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, i cili është njëkohësisht dhe zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, është mjaft i kënaqur që tashmë Shqipëria do të ketë një pistë të standardeve ndërkombëtare. Gjithçka ka ardhur nga fjala e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka premtuar që pas ndeshjes me Danimarkën, më 11 tetor, në “Elbasan Arena” do të shtrohet pista e atletikës nga firma italiane “Mondo”, ndërsa ndjekësi i punimeve do të jetë Ilir Trebicka.

“Ka pasur, – thotë Ruli, – debate mes presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe zëvendësministrit të Arsimit dhe Sporteve, Rauf Dimiraj, pikërisht për këtë çështje. Sepse Duka ka mbrojtur tezën që dëmtohet fusha e futbollit. Atëherë i bie që çdo stadium t’i heqë pistat e atletikës, në një kohë që ndodh e kundërta dhe fushat asnjëherë nuk janë dëmtuar prej atletikës. Madje kjo e fundit do t’i vijë në ndihmë dhe futbollit për rritjen e cilësisë.”

“Më duhet të them që Dimraj, edhe si profesionist i atletikës, e ka mbrojtur mirë idenë e pistës së atletikës, – ka vijuar ai. – Mirëpo të gjitha këto janë anashkaluar nga fjala e kryeministrit Rama për pistën e atletikës. Është ngritur një grup pune në të cilin jam dhe unë. Italianët janë duke bërë projektin dhe së shpejti ai stadium do të jetë i kompletuar edhe me pistën e atletikës”. Në fakt atletika shqiptare e ka një pistë tartani në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, e përuruar më 2006-ën dhe e ndërtuar me fondet e dhëna nga Federata Botërore e Atletikës.

Por që tashmë ka dalë jashtë përdorimit e gjithnjë atletika shqiptare ka qenë në hall se ku do të mund t’i zhvillonte aktivitetet e saj. Tashmë gjërat janë të zgjidhura që nga 2015-ta, Elbasani do të jetë qendër e atletikës për të qenë më pas dhe qendër e të gjitha sporteve kombëtare. Ndaj dhe Ruli e i gjithë komuniteti atletikës shqiptare është i kënaqur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh