AlbanianSport.com 27.05.2015 21:40
Pas zërave të shumtë se sulmuesi i Kombëtares, Shkëlzen Gashi, mund të transferohej tek Lacio e Igli Tares, faqja italiane në Internet, “Lazialita.com” shkruan se Gashi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.
Sipas faqes italiane, një nga eksponentët e agjencisë që kujdeset për Shkëlzen Gashin, Milos Malenoviç i “Soccer Mundial” i kontaktuar nga “Calciomercato.it”, konfirmoi në mënyrë përfundimtare se sulmuesi i Bazelit nuk ka pasur kurrë një tratativë me klubin e
presidentit Lotito, apo ndonjë kontakt me stafin drejtues.
Ende nuk dihet nëse Gashi do të largohet nga Bazeli, me të cilin u shpall “kampion” i Zvicrës dhe madje pritet të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit.