AlbanianSport.com 27.05.2015 18:55
ASNN – Një talent shqiptar, Kreshnik Krasniqi, ka debutuar në futbollin profesionist në moshën 14-vjeçare, pikërisht me skuadrën e Hënefost, në ligën e parë norvegjeze (kategoria e dytë e kampionatit të këtij vendi).
Lajmi ka bërë bujë në mediat nordike, të cilat i kanë kushtuar shumë rëndësi dhe kanë bërë profilin e djaloshit shqiptar. Debutimi i talentit ka shënuar një rekord në vete, rekord të cilin e mbante tashmë futbollisti i famshëm, Martin Odega’ard i Realit të Madridit.
Krasniqi është lojtari më i ri që ka luajtur në ligat profesioniste norvegjeze, por ky rekord mund të jetë dhe në rang evropian, pasi skuadrat elitare nuk aktivizojnë lojtarë nën moshën 16-vjeç, prandaj ky është një rast unikal.