Nën-19-vjeçarët / Partizani mund Shkëndijën 2-1, shpallet “kampion”

Share Button

U-19-Partizani-kampion-2015

AlbanianSport.com 27.05.2015 11:35

ASNN – Rivaliteti i këtij edicioni nuk ishte vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe në kategoritë inferiore të futbollit tonë, çka u reflektua me synimet e disa skuadrave për titull. Rivalitet pati edhe në kampionatin e grupmoshës së Nën-19-vjeçarëve. Kështu, dje pasdite u luajt në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ndeshja finale midis Shkëndijës së Tiranës dhe Partizanit për këtë moshë, finale e fituar me meritë nga Partizani i trajnerit Genci Tomori, që mundi rivalen e vet me rezultatin 2-1.

Golat u shënuan nga Valentino Murataj dhe Jurgen Bardhi për Partizanin, kurse golin e vetëm për ekipin e Shkëndijës e shënoi Mario Teqja. Trofeu iu dorëzua ekipit fitues nga

anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Tahir Kastrati. Kështu, skuadra e Nën-19-vjeçarëve të Partizanit është shpallur fituese e titullit “kampion” të Shqipërisë në futboll për këtë grupmoshë. Nën-19 vjeçarët e klubit kryeqytetas, nën drejtimi e trajnerit Genc Tomori, e kanë nisur mjaft mirë takimin.

Ata kanë rrezikuar disa herë me Bardhin e Murataj që janë fare pranë golit. Në fund të pjesës së parë Shkëndija krijon disa aksione të bukura por pa mundur të finalizojë. 45 minutat e para të takimit mbyllen në barazim pa gola 0-0. Në pjesën e dytë ndodh gjithçka, gola, një 11-metërsh i humbur nga Shkëndija, kartonë të verdhë e të kuq, nervozizëm e tension në fushë. Në minutën e 55-të, Partizani kalon në epërsi, me anë të Muratajt. 10 minuta më pas, Moqi me kokë barazon rezultatin.

Në të 69-n, gjyqtari akordon 11-metërsh për Shkëndijën dhe karton të kuq për Arbanën e Partizanit, i cili pengon Ivanin në zonë. Por portieri Xhafa e pret 11-metërshin e gjuajtur nga Sulmata. Pak minuta më pas vjen edhe goli i fitores për Partizanin që realizohet nga Jurgen Bardhi. Në këto çaste, ka tension në radhët e Shkëndijës, gjë që e detyron gjyqtarin Orlando Kuka të nxjerrë dy kartona të kuq për futbollistët e kësaj skuadre.

Loja më pas normalizohet dhe vazhdon deri në fund e qetë duke u mbyllur me fitoren 2-1 të Partizanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh