AlbanianSport.com 26.05.2015 17:05
ASNN – Armend Bejtullahi është një nga elementët më premtues të boksit shqiptar. Me vetëm 17 vjet, ai po e demonstron fuqinë e tij në këtë sport. “Të dielën mbrëma, Bejtullahi e ka sjellë një gëzim të madh për shqiptarët në Itali dhe në botë në përgjithësi,
pasi u shpall kampion i Italisë në kategorinë e peshë trupore deri në 81 kilogramë”, shkruan “kurir.mk”.
Edhe pse ishte më i ri se kundërshtarët, ai arriti t’i mundë të gjithë në Itali. Pas sukseseve të njëpasnjëshme, kanë nisur të trokasin në dyert e tij vendet që synojnë që ai t’i përfaqësojë në Kampionatin Evropian për Të Rinj. Ai ka oferta nga Austria, Gjermania dhe Italia. Madje Armendi dhe vëllai i tij janë stërvitur në kampingun e Klitçkos.