AlbanianSport.com 25.05.2015 21:05
ASNN – Armando Sadiku ka shënuar një gol të rëndësishëm për FC Zyrihun. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka realizuar një gol të rëndësishëm për këtë ekip.
Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores që skuadra e tij e realizoi sot në fushë të huaj kundër Lucernës.
FC Zyrihu tani ka 50 pikë në vendin e 4-t në renditje, 3 pikë më shumë se St Gallen, një pozitë më poshtë.
Në këtë pozitë, FC Zyrihu siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.