AlbanianSport.com 24.05.2015 19:00
ASNN – Ditët e fundit, në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, janë diplomuar 18 pjesëmarrësit e kursit “UEFA PRO 3 “. I pranishëm në ndarjen e diplomave ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku.
Me këtë diplome, trajnerët e licencuar kanë të drejtë të punojnë në të gjitha klubet e Evropës. E vërteta është se FSHF-ja ka një bashkëpunim të gjerë me UEFA-n për këtë çështje, aq sa tek ne janë organizuar disa seminare trajnimi dhe janë lëshuar licenca trajningu edhe për trajnerët e rinj kosovarë.
Licenca e lëshuar nga FSHF njihet dhe kjo i bën trajnerët e rinj të kenë një mundësi më shumë. I rëndësishëm ka qenë për FSHF-në edhe investimi në disa impiante, kurorëzuar me përmirësimin e terreneve sportive.