AlbanianSport.com 24.05.2015 10:20
ASNN – Borusia e Dortmundit fitoi dje ndaj Verder Bremenit 3-2, por vëmendja ishte tek trajneri Jurgen Klop, i cili, me lot në sy u përshëndet me tifozët, duke u larguar nga drejtimi i skuadrës.
Ai u largua në mënyrën më të mirë nga Borusia e Dortmundit. Edhe pse me lot në sy, Klop sërish dhuroi spektakël për tifozët e Dortmundit. Ai i elektrizoi ata në largimin e tij nga “Signal Iduna Park”.
Ndërkohë, tifozët e Borusias së Dortmundit e kanë falënderuar Jurgen Klopin në ndeshjen e fundit në drejtim të skuadrës, në kuadër të javës së 34-t të Bundesligës gjermane të futbollit.
Ata janë përkujdesur që të shfaqin edhe një koreografi për Klopin. “Danke Jurgen” (Faleminderit Jurgen) shkruante në të, bashkë me fotografinë e tij. Klop fitoi dy tituj në shtatë vjet që drejtoi Borusian e Dortmundit.