Gramshi, leksion taktik Korabit, fiton 3-1 & kurorëzohet “kampione”

Share Button

Kategoria_Dyte-logo

AlbanianSport.com 23.05.2015 22:40

ASNN – Gramshi është shpallur kampion i Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, pasi ka triumfuar në finale me rezultatin 3-1 ndaj Korabit, në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Niveli i tretë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Dytë, ka luajtur të shtunën në mbrëmje aktin e saj final dhe Gramshi ka triumfuar bindshëm, 3-1 ndaj Korabit, duke marrë edhe titullin simbolik të kampiones së kësaj kategorie.

Në takimin që u luajt në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, kjo finale e Kategorisë së Dytë vuri përballë Korabin, që kishte fituar grupin A apo grupin e Jugut, me Gramshin, që fitoi grupin B, apo grupin e Jugut. Dhe ajo që ka vendosur këtë takim ka qeë përvoja e trajnerit kryeqytetas të Gramshit, Luan Metani, skuadra e të cilit ka luajtur e disiplinuar dhe ka kaluar e para në epërsi me anë të golit të shënuar nga kapiteni Ledio Koçi.

Pavarsisht përpjekjeve të dibranëve, që godasin edhe shtyllën e portës kundërshtare, pjesa e parë mbyllet me epërsinë njëgolëshe të Gramshit, që, përkundër rrjedhës së lojës, gjen në pjesën e dytë edhe dy gola të tjerë. Atëherë kur Korabi po kërkonte me ngulm golin e barazimit, janë gramshakët ata që gjenë golin e dytë, me një goditje nga larg, dhe, më pas, edhe golin e tretë, me një kundërsulm të shpejtë. Në fund ka një ngushëllim për dibranët.

Ata e gjejnë golin e vetëm pas një goditjeje 11-metërshi, që fillimisht grushtohet nga portieri i Gramshit, por më pas përcillet në rrjetë nga një tjetër futbollist i Korabit. Mbyllet kështu me rezultatin 3-1 të Gramshit kjo finale e Kategorisë së Dytë, ndërsa kampione e Kategorisë së Parë është shpallur Bylisi, që ka mundur Tërbunin me rezultatin 2-1, në ndeshjen që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh