Adriatik Balla 23.05.2015 14:25
Meritë për suksesin e skuadrës korçare kanë jo vetëm drejtuesit dhe pjesëtarët e stafit teknik, por mbi të gjitha vetë lojtarët dhe Skënderbeu i këtij sezoni kishte realisht grupin më të mirë. Me Shehin në portë të garantuar, me mbrojtës si Osmani, Vangjeli e Arapi, me mesfushorë si Berisha, Lilaj, Radas e Shkëmbi me sulmues si Progni e Sefa.
Statistika të forta për ekipin korçar gjatë këtij edicion, si skuadër sulmuese me shumë gola, me mbrojtjen më të mirë në garë dhe natyrisht grupin më efikas. 58 gola të shënuar, sulmi i dytë më i mirë i kampionatit me vetëm një gol më pak se Kukësi, vetëm
18 të pësuar, mbrojtja absolutisht më e mirë e këtij sezoni.
24 fitore, 7 barazime dhe vetëm 5 humbje. Janë këto statistikat e skuadrës që triumfoi në një nga kampionatet më të rivalizuar të historisë, me vulën e artë, në kuptimin e plotë të fjalës, pasi ky është trofeu i larë në ar, është titulli i 5-të radhazi kampion, i 6-ti në historinë afro 100-vjeçare të klubit të Skënderbeut.