AlbanianSport.com 23.05.2015 07:05
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ulur të premten siparin e sezonit 2014-2015, që ishte edhe edicioni i 76-të i saj, duke kurorëzuar si “kampion” Skënderbeun, për herë të pestë radhazi.
Si çdo javë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit njërën nga ndeshjet e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit, atë midis Tiranës dhe Teutës, që u fitua nga bardheblutë me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë.
Në takimet e tjera, që nuk ndikuan në renditje, Kukësi fitoi 2-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit, Partizani fitoi 3-0 në Kamëz ndaj Elbasanit, ashtu sikundër edhe Laçi triumfoi 4-1 në Fier ndaj Apolonisë.
Në takimin që ka ulur të premten siparin e sezonit 2014-2014, Skënderbeu ka fituar në Korçë ndaj Vllaznisë, në një takim që supozohej të luhej në fushën e shkodranëve, duke u kurorëzuar si si “kampion” për herë të pestë radhazi dhe si asnjëherë më parë në historinë e futbollit shqiptar.