AlbanianSport.com 22.05.2015 15:45
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat sportive të ditës, fundi i sezonit ka përvijuar edhe firot e para të nënkampionëve të këtyre sezoneve të fundit dhe, dy nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës së Kukësit, Dritan Smajli, si dhe Erjon Dushku, zyrtarisht janë divorcuar nga radhët e skuadrës.
Këtë e kanë pohuar edhe vetë futbollistët, të cilët sapo kishin nga zyrat e klubit me letra në duar, që ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me klubin kukësjan. Të dy titullarët e verilindorëve, sot kanë qenë në klub dhe kanë marrë letrat, në pritje të ofertave që do të kenë në vazhdim, nga brenda dhe jashtë vendit.
Mbrojtësit lezhjanë Smajli dhe Dushku, pas ndeshjes me Skënderbeun, ku skuadra e Kukësit doli edhe nga gara për titullin “kampion”, nuk kanë qenë më të preferuarit e stafit dhe presidentit Safet Gjici edhe pse të dy futbollistët në këto dy sezone kanë dhënë shumë për kukësjanët.