AlbanianSport.com 22.05.2015 13:35
ASNN – Ish-lojtari i përfaqësueses së Portugalisë, Luis Figo, synonte postin e të parit të futbollit së bashku me Sep Blaterin, Princin Ali dhe Majkëll van Prag. Ky i fundit u tërhoq nga gara për të përkrahur më shumë Princin Ali, ndërsa zbuloi se edhe Luis Figo po mendonte për tërheqjen e kandidaturës.
“Në muajt e fundit nuk jam vetëm unë që kam dashur ndryshime. Unë jam dëshmitar i shumë incidenteve në mbarë botën për të cilat duhet t’i vijë turp secilit në botën e futbollit. Futbolli duhet të jetë i pastër dhe demokratik”, – thuhet në komunikatën e Figos, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin.
“Unë e kam parë me sytë e mi sesi presidentët e federatave një ditë krahasojnë liderët e FIFA-s me djallin, pastaj para publikut i krahasojnë ata me Krishtin. Askush nuk më ka treguar për këtë derisa e pash me sytë e mi”, – ka përfunduar ish-futbollisti i mirënjohur portugez, Luis Figo.