Boksi, hipizmi dhe bilardo, 3 “tradhtitë” e Emin Lishit kundrejt notit (III)

Share Button

Emin-Lishi-bardhezi

Gjergj Vyshka 21.05.2015 12:30

… vijon nga dje

Si të gjitha figurat e sportit shqiptar, edhe Emin Lishi nuk mund të bënte ndryshe. Por do të merrej edhe me disiplina të tjera sportive. E një ndër to është boksi, ndërsa për pesë vjet ka stërvitur në Gardën e Republikës, Kreshnik Qaton. Lishi në fakt në rininë e tij është marrë dhe sportin e dorezave, teksa që nga 1958-1964 ka qenë pjesë e Vllaznisë. E më pas trajner e gjyqtar.

Madje si instruktor i përgatitjes fizike, Emin Lishi nga 1965-1978 do të ishte instruktor i përgatitjes fizike në repartet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, apo dhe në Shkollën e Bashkuar. Pa harruar që së bashku me një tjetër figurë të boksit shqiptar, si Hamdi Uka, do të ishte pjesë e përgatitjes fizike të kuadrove në Gardën e Republikës nga 1998-2006. Dhe po kështu dhe kryetar i komisionit të gjyqtarëve të Republikës.

Emin Lishi përmendet dhe në sportet e hipizmit, atje ku nga 1970-2009 ka marrë pjesë në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pa thënë që është dhe gjyqtar i Kategorisë së Parë. Megjithatë një tjetër sport që e ka bërë kampion është bilardo, sidomos karamboli dhe disiplina me tre sponte. Ai është katër herë kampion në këto disiplina më 2002-shin, 2005-n, 2008-n dhe 2009-n.

E për rrjedhojë për të gjitha këto arritje, ndërsa kampion në katër disiplina sportive (not, vaterpolo, boks dhe bilardo), Emin Lishi ka marrë Medaljen e Punës. “Ajo që pres tani dhe që do të shënojë kulmin e karrierës sime sportive do të jetë “Mjeshtër i madh i Punës”, të cilën pres të ma akordojë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”. E mund të rrijë dhe të nxirrje gjëra pa fund për Emin Lishin, një personazh që të gjithë në Tiranë e njohin.

Aq më shumë që për disa kohë ka qenë edhe pjesë e klubit bardheblu. “Nuk kishte kurrë xhelozira mes klubeve, sepse disiplinat kanë qenë të ndara dhe ne jemi të kënaqur që edhe pse kundërshtar ne përsëri jemi miq të mirë”, – ka përfunduar rrëfimin e tij Emin Lishi, i cili ka vrapuar menjëherë pranë pishinës së kompleksit “Te Stela”, atje ku vazhdon të merret me moshat e vogla, sepse noti dhe uji janë jeta e tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh