AlbanianSport.com 21.05.2015 10:40
ASNN – Sherri mes lojtarëve të Besës dhe Turbinës, ku u fyen dhe u goditën punonjësit e policisë, ka bërë që ndiqen penalisht 12 persona. Ditën e mërkurë pas një faulli dhe dy kartonëve të kuq, ka nisur një sherr masiv mes lojtarëve të Besës dhe të Turbinës në “Niko Dovana”, Durrës, aty ku po luhej ndeshja mes këtyre dy skuadrave, e vlefshme për “play-out”-in e Kategorisë së Parë me Kategorinë e Dytë.
Sherri ka nisur pikërisht kur, nga mbrojtësi cërrikas, Dimo, u shkaktua faull ndaj lojtarit kundërshtar. Teksa lojtari ka shkuar t’i shtrëngojë dorën portierit kundërshtar, aty ka nisur edhe sherri mes lojtarëve. Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Dimon, por ky i fundit refuzoi të dalë nga fusha. Kur Jemini kërkoi edhe ndihmën e policisë që lojtari të dilte nga fusha, ka nisur i gjithë konflikti.
Tifozët hodhën shishe, karrige dhe sende të tjera në fushën e blertë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia bën me dije se kolegët e tyre kanë hasur në rezistencën e futbollistëve dhe stafit të ekipit të Turbinës, të cilët i kanë fyer e goditur punonjësit e policisë që po kryenin detyrën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar në nenet 150 dhe 236/1 të Kodit Penal. Për pasojë,filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
Dorjan Bajrami,19 vjeç, banues në Cerrik,
Romario Bajrami, 22 vjeç, banues në Elbasan,
Xhelson Zogu, 21 vjeç, banues në Elbasan,
Andi Biba, 25 vjeç, banues në Cërrik,
Engjëll Belshi, 49 banues, në Elbasan
Xhelson Qafa,19 vjeç, banues në Cërrik
Mirjan Qokli, 18 vjeç, banues në Cërrik
Gersi Pupuleku, 25 vjeç, banues në Cërrik.