AlbanianSport.com 21.05.2015 08:50
ASNN – U mbajt në Dubrovnik të Kroacisë turneu ndërkombëtar i notit, “Golden Orlando”. Pjesëmarrëse në këtë turne, skuadra e Tiranës përfaqësohej me 23 sportistë, femra dhe 18 meshkuj, ndërsa trajnerë ishin Arian Fetishaj dhe Andi Mara.
Në përfundim të garave, Franc Aleksi, u shpall notari më i mirë i veprimtarisë për kategorinë e datëlindjeve 1997-1998, ndërsa Binald Mahmuti rezultoi notari më i mirë i veprimtarisë për kategorinë e datëlindjeve 1999-2000.
Vlen të përmendet fakti se Franc Aleksi dhe Diana Basho, janë të dy sportistët e Tiranës, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Baku 2015”. Ky ishte turneu i parë në pishinat olimpike (50-metërshe).
Në mbyllje të turneut, skuadra e Tiranës fitoi 42 medalje, nga të cilat 20 medalje ari, 12 medalje argjendi dhe 10 medalje bronzi. Medaljet e fituara nga notarët bardheblu janë si vijon:
Franc Aleksi mori 6 medalje ari.
Binald Mahmuti mori 6 medalje ari dhe 1 bronzi.
Diana Basho mori 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.
Endi Këlliçi mori 3 medalje ari dhe 2 argjendi.
Enea Sharrxhi mori 2 medalje ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi.
Endri Lumi mori 2 medalje argjendi.
Klevis Delli mori 1 medalje argjendi.
Alesia Neziri mori 2 medalje argjendi.
Biorn Hoxha mori 1 medalje bronzi.
Andi Mara mori 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 medalje bronzi.