Atletikë / Stërmasi: Gega, në 5-shen e botës, në “Rio 2016”, në finale

Share Button

Atletike-Luljeta-Shala-finishi-perpra

AlbanianSport.com 20.05.2015 21:10

ASNN – Atletja shqiptare, Luiza Gega, është ngjitur sot në podiumin e garës së 1,500 metrave, të zhvilluar në Pekin, në garën e vlefshme për veprimtarinë e dytë ndërkombëtare të atletikës individuale, të njohur si “Uërlld Çellenxh”. Ky sukses i shqiptares vjen vetëm 5 ditë pasi ajo ka thyer rekordin kombëtar në garën e 1,500 metrave dhe ka siguruar normën olimpike për “Rio 2016”, duke u renditur e 5-ta në botë në stacionin e parë të veprimtarisë më prestigjioze vjetore të atletikës individuale, “Diamond Ligës”.

Duke folur nga Roma, ku ndodhet për çështje pune, trajneri i Gegës, Taulant Stërmasi, është shprehur i kënaqur me atë që sportistja e tij dha në Pekin, si dhe shpreh bindjen se atletja shtatshkurtër tashmë është konfirmuar midis më të mirave në botë në këtë garë. “E ndoqa garën në TV dhe m’u duk një garë shumë mirë”, – ka deklaruar Stërmasi, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com.

“Nuk ishte garë për rekord, pasi diskutova edhe me organizatorët, të cilët më informuan se kishte shumë erë gjatës kohë që u zhvillua 1,500-metërshi, – ka vijuar ai. – Sidoqoftë, jam i kënaqur se Luiza s’kishte vrapuar asnjëherë në kufinjtë e 4 minutave dhe 4 sekondave. Vendi i tretë është padyshim i respektueshëm, edhe pse, duke e parë fundin e garës, mund të kishim marrë edhe vendin e dytë.”

“Tani do të bëhemi gati për në Romë, ku më datën 4 qershor 2015 zhvillohet etapa e radhës e “Diamond Ligë”, – ka theksuar trajneri, i cili shpreson që në garën e kryeqytetit italian atletja e tij të jetë në formën e duhur. Megjithatë, ai e ka një shqetësim. “Shpresojmë që udhëtimet dhe garat nuk kanë lodhur shumë Lizën, – ka deklaruar ai, duke folur për AlbanianSport.com.

“Për këtë arsye, është urgjente që të premten në darke të jemi në Dardhë, për stërvitje në lartësi, duke synuar të rikuperojmë atë që kemi humbur, – ka theksuar Stërmasi. Unë jam më tepër i kënaqur që Luiza është stabilizuar shumë më mënyrën se si vrapon dhe nuk e teproj kur them se, hëpërhë, është vërtet në 5-shen e më të mirave në botë. Me mbështetjen e duhet, është e sigurt që jemi në finalen e Olimpiadës “Rio 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh