AlbanianSport.com 20.05.2015 09:15
ASNN – Portieri i kombëtares tonë kuqezi, Etrit Berisha, është një siguri e madhe për portën e Lacios. 26-vjeçari është vlerësuar vazhdimisht për paraqitjet e tij kur i është dhënë mundësia. E fundit ka qenë ndaj Sampdorias në kampionat.
Të mërkurën është radha e finales së Kupës së Italisë ndaj Juventus. Berisha në 6 ndeshjet e këtij sezoni në këtë veprimtari, ka pësuar vetëm 2 gola dhe, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pritet të jetë në portë në sfidën që do të përcaktojë fituesen e trofeut.
Takimi do të luhet në shtëpi, në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit italian, një epërsi kjo më shumë për Lacio. Etrit Berisha do të jetë i vetmi shqiptar në fushë, pasi Lorik Cana është ende i dëmtuar.