Tirana / Halili, letër tifozëve: Ndjesë për sezonin, me ju nis e ardhmja

Share Button

Refik-Halili-Tirona-logo

AlbanianSport.com 19.05.2015 21:15

ASNN – Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u është drejtuar me një letër të hapur tifozëve të klubit bardheblu, pas humbjes së pësuar në fushën e Kukësit në Kategorinë Superiore. Halili u ka kërkuar falje tifozëve për faktin se skuadra nuk arriti të fitonte asnjë trofe këtë sezon, madje duke rrezikuar seriozisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, duke premtuar se në klub do të nisë reflektimi për gjithçka ndodhi gjatë vitit.

Numri 1 i klubit kryeqytetas shkruan se shkaku kryesor i dështimit ishte mungesa e mentalitetit të duhur në skuadër dhe premton se kjo gjë do të nisë të ndryshojë menjëherë. Halili vlerëson punën e trajnerit Gugash Magani dhe dorëheqjen e tij, po ashtu shprehet i bindur për ndershmërinë dhe përkushtimin e ish-njeriut të stolit, i cili në fundjavë i ka bërë thirrje presidentit të “mos i dëgjojë menaxherët e lojtarëve”.

Presidenti u kujton tifozëve se Tirana rrezikoi të dilte nga kategoria sezonin e kaluar, ndaj edhe kërkon që të bëhet durim sepse për të ndërtuar një skuadër fituese duhet kohë. Pas humbjes 1-4 në Kukës, Tirana rrezikon edhe pjesëmarrjen në Evropë këtë sezon, sepse mban vendin e 4-t dhe tashmë varet nga triumfi i Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ja dhe teksti i plotë i mesazhit që kreu i klubit i ka drejtuar tifozëve bardheblu:

 

LETER E HAPUR NGA PRESIDENTI HALILI

Mesazh tifozerisë dhe klubit të Tiranës

 

Gjatë gjithë këtyre orëve, sidomos pas ndeshjes me Kukësin, kam dëgjuar dhe kam lexuar një për një mesazhet e ju të gjithëve. Jo vetëm të atyre që më kanë telefonuar; jo vetëm të atyre që kanë dërguar mesazhe, por edhe gjithë komentet në rrjetet sociale apo në faqet e gazetave.

Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj, se në tregun ndonjëherë “batakçi” të futbollit, ka dhe zëra përçarës, zëra kundërshtues, ka tentativa për të errësuar gjykimin dhe vlerësimin tuaj për këtë ekip me emër të madh, dhe këtë fanellë që nuk është tradhtuar ndonjëherë nga tifozeria e saj, por sërish duhet të jemi me gjykim të fortë, e me këmbë në tokë.

Është momenti i përgjegjësive, reflektimit, e për më tepër, momenti i të gjithë drejtuesve të bëjnë një analizë të detajuar për situatën, dhe disfatën, pse të mos e pranojmë, të këtij kampionati.

Në radhë të parë, është momenti për t’u kërkuar falje tifozëve, që me mish e me shpirt kanë ndenjur pranë këtij klubi të madh.

Unë i pari, si President i Tiranës për të gjithë ata që më njohin, qe kanë qëndruar afër apo larg, kam përgjegjësitë e mia:

Tirana, nuk e arriti objektivin e saj.

Përgjegjësia e parë, përkundër fjalëve, thashethemeve, insinuatave të ndryshme që janë bërë, them se është mentaliteti i ekipit, klubit dhe funksionimit të tij. Mentaliteti i një ekipi fitues, do të jetë ndryshimi i parë, thelbi i funksionimit të klubit, ekipit dhe lojtarëve. Mentalitet i një ekipi fitues, do të nisë që tani, që në këtë moment.

Kushdo nesër që do të jetë pjesë e Tiranës, lojtar në fushë apo lojtar rezervë, drejtues klubi, apo punonjës i tij, do të ketë mentalitetin dhe shërbimin në një ekip fitues.

Përgjegjësia e dytë, për të cilën vuajnë tifozët, (dhe kanë të drejtë) është “shpirti”; shpirti dhe fryma e skuadrës. Çdokush nga lojtarët që do të luajë në fushë, apo do të jetë në stolin rezervë, çdokush nga drejtuesit e klubit, apo të pankinës, çdokush nga punonjësit, do të ketë frymën dhe shpirtin e Tiranës, sikurse unë i pari, dhe çdo tifoz që na ndjek me besnikëri, nga shkallët e stadiumit apo ekranet e televizioneve. Dhe kjo nuk është më një përgjegjësi, është detyrim.

Përgjegjësia e tretë lidhet direkt dhe drejtpërsëdrejti me organizimin e një skuadre fituese. Padyshim shumë prej jush kanë të drejtë që ankohen në këtë rast. Shpesh, jam ankuar dhe vetë. Nuk e kam pasur për zakon që të hyj në detajet e organizimit, duke e lënë këtë në dorën e specialistëve, edhe pse mund të them me bindje se kaq shumë që kam dhënë nga vetja ime për këtë Tiranë, njoh ndonjëherë shumë më mirë çështjet e organizimit.

Dua të falënderoj profesor Maganin, për punën e bërë me skuadrën dhe e mirëkuptoj plotësisht vendimin e tij për t’u tërhequr nga drejtimi i saj në momentin që nuk u përmbushën objektivat. Kam qenë i bindur, dhe vazhdoj të jem i bindur, për ndershmërinë e tij dhe përkushtimin e tij si një njeri larg kulisave dhe intrigave, një specialist i aftë dhe profesionist. Dua t’i uroj suksese në karrierën e tij në vazhdim.

Në veçanti, dua të falënderoj gjithë tifozët, gjithë djemtë e vajzat, burrat e gratë që kanë ndjekur ekipin. Ata kanë qenë zemra e munguar e fushës së lojës. Dua t’u kujtoj gjithë tifozerisë së Tiranës dhe tifozerive të ekipeve të tjera, se atë që realizuan tifozët e Tiranës, duke kthyer ndeshjet në një spektakël për futbollin dhe shoqërinë shqiptare, çdo ndeshje të madhe, çdo derbi që luajti kjo Tiranë, kanë qenë ata pra, që na kanë dhuruar emocionet e pafundme duke mbajtur ndezur shpresën, dëshirën për një Tiranë në Evropë. Pa ju tifozë, kjo Tiranë do të ishte memece.

Por, është momenti të shohim përpara, pas kësaj disfate. Ju keni të drejtë kur thoni se Tirana ka lojtarët më të mirë, dhe pse jo, ju garantoj, janë lojtarët edhe më të mirëpaguar në kampionatin shqiptar.

Janë lojtarët që nuk kanë vuajtur për komoditetin e stërvitjes me fushat e terrenet sportive; as me komoditetin e grumbullimeve në kushte shumë të mira në ndeshjet jashtë Tiranës; janë lojtarët më të mirëorganizuar për aktivitete të klubit apo të tjerave. Dhe nuk mendoj se ndokush prej tyre përmend sot çështjet e pagesave, me kontrata, ndoshta më të realizuarat në futbollin shqiptar.

Zhgënjimi i parë, është për mua si President që kam investuar për një Tiranë që doja ta shihja Kampione. Për mënyrën, sesi edhe vetë lojtarët, nuk arritën ta konsideronin këtë si një mundësi të mirë edhe për veten e tyre.

Të gjithë e kujtojmë dhe e dimë se fanella e Tiranës është një trampolinë për të ecur më tej. Por ndoshta, ndokush në ekip, nuk e ka kuptuar këtë gjë. Dhe në fund të kampionatit përgjegjësitë do të dalin për gjithsecilin.

Zhgënjimi i dytë, është për të gjithë tifozerinë, që i ndoqi këta lojtarë cep më cep nëpër stadiumet e vendit. Panë një ekip jo solid, jo të konsoliduar, dhe lojë që në raste të rralla dhuroi spektakël.

Tirana këtë kampionat, vinte nga një dështim i vitit të kaluar. Dhe kjo donte kohën e vet të riorganizimit. Tirana në këtë kampionat, ka qenë ndoshta një ndër ekipet më të penalizuara, me ndeshje pa tifozë, gjoba ndaj lojtarëve, arbitrim që jo rrallëherë ka qenë totalisht kundër Tiranës. Megjithatë, tre javë para mbarimit te kampionatit, menduam se po ecnim përpara. Thjesht, nuk arritëm të mbërrinim në finish.

Tani, është momenti që do të flas dhe unë dhe specialistët e Tiranës për më tej. Sigurisht do të jem në çdo ndeshje dhe në çdo stadium për të parë Tiranën. Dhe besoj dhe shpresoj, se me ndryshimet e reja, me mentalitetin e ri, do të arrijmë të çojmë Tiranën në një nivel tjetër, atë që e kemi harruar prej vitesh. Dhe këtë, nuk mund ta realizoj dot i vetëm, pa pasur në krah tifozerinë e mrekullueshme të Tiranës.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh